Bota

Bota në luftë me Covid-19/ Mbi 20 milionë të infektuar në mbarë globin, shifra të frikshme në Meksikë, Zelanda e Re pë

12 Gusht 2020, 07:02 Nga DOSJA
Bota në luftë me Covid-19/ Mbi 20 milionë të infektuar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 5,305,957 të infektuar dhe janë shënuar 167,749 vikitma. COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi.

Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 53,929, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 926 pacientë me Covid-19.
Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 103,099 viktima dhe 3,112,393 milionë të infektuar.

Edhe Rusia po përballet me raste të shumta të pacientëve me koronavirus, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 15,131.

Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4.634 viktima dhe 84,737 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 25 raste të reja.

Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 35,215 viktima dhe në Francë 30,354, ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur jetën 28,581.

Ndërsa sa i përket kësaj situate kreu i OBSH është shprehur se teksa numri i të infektuarëve ka shkuar mbi 20 milionë, ende ekziston rreziku i një shpërthimi tjetër i pandemisë Covid-19.

Deri më tani teksa ka kaluar gjysëm viti me pandeminë e Covid-19, vetëm një ditë më parë është aprovuar për vaksina e parë kundër virusit vdekjeprurës, dhe është pikërisht Rusia shteti që ka arritur të prodhojë i pari në një kohë që shumë shtete të tjera po punojnë për krijimin e saj.

Por disa dokumenteve zyrtare kanë vërtetuar se vaksina kundër koronavirusit, e miratuar të martën në Rusi, është testuar vetëm në 38 persona dhe shkakton disa efekte anësore, si temperaturë, ethe, dhimbje dhe ënjtje

Burimi: TheGuardian  

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll