Do të vlerësojë kandidaturat e demokratëve në Kongres, Biden zgjedh si zëvendëse të tij një grua me ngjyrë
11 Gusht 2020, 21:12Nga DOSJA
SHBA-Joe Biden, kandidati i mundshëm për president i demokratëve, ka zgjedhur Kamala Harris, si zëvendësen e tij. Prej muajsh komiteti kreu disa intervista përpara se të prezantonte një listë finalistësh ish-zv presidentit.
Biden dhe Harris do të vlerësojnë kandidaturat e demokratëve, gjatë kongresit të partisë, që do të mbahet virtualisht javën e ardhshme.
Shoqata për Zhvillimin e Njerëzve me Ngjyrë, (NAACP), e ka quajtur moment të rëndësishëm në historinë e USA, përzgjedhjen e Harris pranë Biden.
Derrick Johnson, CEO i NAACP është shprehur, se gratë me ngjyrë kanë qenë në krye të lëvizjeve për të unifikuar shoqërinë. Më tej ai ka shtuar, se vendimi thyen barrierat historike dhe vjen në një kohë kur amerikanët me ngjyrë po përballen me rrezikun nga kriza e COVID-19 dhe rritja e racizmit.
“Thyen barrierat historike. Vjen në një moment kur amerikanët me ngjyrë po kërcënohen nga kriza shëndetësore dhe rritja e racizmit“, u shpreh Johnson.
Johnson thekson, se nuk mbështet asnjë parti, por vlerëson domethënien e kësaj përzgjedhjeje.
“Ne nuk mbështesim asnjë parti, ne njohim rëndësinë e këtij momentin dhe atë që do të thotë për këtë komb“, vijoi ai.
MAQEDONI– Ernest Jusufi, drejtori i birrarisë “Peja” ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme. Mësohet se biznesmeni ishte i shtruar në spitalin e Shkupit dhe po trajt...
KOSOVË– Një tjetër pacient i infektuar me Covid-19 ka ndërruar jetë në spitalin e Gjilanit. mediat vendase shkruajnë së bëhet fjalë për një pacient q...
Gjashtë shtetasit turq të arrestuar në Kosovë dhe të dëbuar në Turqi në mars 2018, u dënuan me 56 vjet dhe 7 muaj e gjysmë burgim në total.Gjykatat në Turqi, sh...
FILIPINE– Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte do të jetë presidenti i parë që do të injektohet me vaksinën kundër koronavirusit që është prodhuar në ...
TAJLANDË– Një turiste në Tajlandë , ka shkaktuar zemërim ndaj qytetarëve pasi e zhveshur dhe me një shishe birre në dorë u ngjit në një faltore budiste dh...
RUSI-Autoritetet gjermane kanë bërë 17 kërkesa për informacion në Rusi, në lidhje me vrasjen e një qyteti gjeorgjian në një park në Berlin, por nuk kanë marrë p...
GREQI– Greqia ditën e sotme ka shënuar një rritje t të rasteve me Covid-19 krahasuar me ditët e kaluara.Sipas të dhënave të publikuara gjatë 24 orëve e fundit ...
ITALI– Më 24 gusht Italia do të aplikojë për here të parë vaksinën anti- COVID te 3 pacientë të prekur. Mediat e huaja kanë raportuar se testet do të fillojnë f...
GREQI-Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë janë në kulmin e tyre. Së fundmi, tre persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një sulmi të rojes bregdetare greke n...