Bota

“I besoj Putinit!”/ Rodrigo Duterte, është presidenti i parë që do marrë vaksinën ruse kundër COVID-19

11 Gusht 2020, 19:25 Nga DOSJA
“I besoj Putinit!”/ Rodrigo Duterte, është presidenti i

FILIPINE– Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte do të jetë presidenti i parë që do të  injektohet me vaksinën kundër koronavirusit që është prodhuar në Rusi, e cila pretendohet që të jetë e para vaksinë në botë  kundër Covid-19. Në një deklaratë ai ka besim tek Putin,  ku dhe shton se vaksina që ka prodhuar Rusia do t’i vijë në ndihmë njerëzimit.

“Unë mund të jem i pari me të cilin mund të eksperimentojnë … Unë besoj se vaksina që keni prodhuar është me të vërtetë e mirë për njerëzimin,” tha Rodrigo Duterte në një konferencë mbrëmjen e ditës së djeshme.

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi ditën e sotme se vaksina kundër koronavirusit  e zhvilluar nga Instituti Gamaleya, ofroi “imunitet të qëndrueshëm” kundër koronavirusit.

Mediat e huaja kanë raportuars se vaksina e ofruar nga Rusia “do t’i nënshtrohet rishikimit” nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të vendit, Filipine  deri më tani ka regjistruar 139.538 infeksione, dhe 2,312 vdekje,  që prej fillimit të pandemisë.

Burimi:indianexpress

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota rodrigo duterte vaksina kunder covid-19 rodrigo duterte vaksina kunder covid-19

Sondazh

Poll