Bota

“Dikush bërtiti, tërmet”, E mbijetuara në Bejrut rrëfen si e përjetoi shpërthimin tragjik: Toka po tundej posh

12 Gusht 2020, 06:31 Nga DOSJA
“Dikush bërtiti, tërmet”, E mbijetuara në Bejrut

LIBAN– Shpërthimi i fuqishëm i 4 gushtit ishte tragjik. Janë vrarë të paktën 200 persona dhe kanë mbetur të plagosur 6 mijë të tjerë.

Teksa ka kaluar një javë nga shpërthimi i fuqishëm Rima Majed, një libaneze, profesoreshë në Universitetin Amerikan të Bejrutit,  e cila ka rrëfyer për CNN sesi e ka përjetuar atë situatë të vështirë e të frikshme.

“Po takohesha me miqtë e mi për kafe në një kafene në lagjen Hamra, kur papritur toka po tundej poshtë këmbëve tona. Dikush bërtiti, ‘tërmet!’. Mirëpo, shoku im i cili e përjetoi periudhën 15 vjeçare të luftës civile në Liban nga viti 1975 deri në vitin 1990, thoshte se ishte një shpërthim!”– kështu e ka nisur rrëfimin e saj Majed ndërsa shton se kishte parë që nga vala e fortë  xhamat copëtoheshin dhe binin mbri trupat e tyre.

“Para se të adaptohesha me atë që sapo ndodhi, pasoi edhe një shpërthim i dytë madje edhe më i madh se i pari. Ndërtesat po copëtoheshin nga vala e shpërthimit dhe qelqi binte mbi ne, unë u paralizova nga frika. Kur pluhuri filloi të harmonizohej në ambient, gjithçka që shihja në ato momente ishte shkatërrim,  njerëz të përgjakur, një kafene e kthyer në ngjyrë hiri, rrënoja në rrugën e gjatë  sirenat e makinave ishin shurdhuese.”- shprehet ajo.

Kur i gjithë  vendi është në protesta kundër qeverisë duke besuar se shpërthimi erdhi për shkak të korruspsionit politik, edhe ajo  deklaron se Libani ishte goditur nga  korrupsioni politik dhe nga kapitalizmi i egër për dekada. Gjithashtu vendi ishte i shoqëruar nga kolapsi i ekonomisë i pasuar nga pandemia.

“Megjithëse pata fatin të shpëtoja nga shpërthimet pa shumë prerje apo mavijosje, mikja ime në kafene e pësoi rëndë. Xhami i thyer ra mbi të, duke hapur një plagë në këmbën e saj, gjaku po i rridhte shumë dhe e njëjta duhej t’i nënshtrohej një mjekimi të menjëhershëm. Nxituam ta marrim taksinë e parë që e pamë në rrugë, dhe i kërkuam shoferit të na dërgonte në qendër të qytetit shpresonim që të gjenim një spital që mund ta trajtonte miken tonë nga incidenti. Derisa hipnim në taksi, u bë e qartë se shpërthimi nuk e kishte dëmtuar vetëm lagjen tonë, shpërthimi kishte tronditur pjesën më të madhe të qytetit. Dhe pak spitale ishin në dispozicion për të pranuar pacientë.”- tha profesoresha.

 Gjatë rrëfimit për situatën e vështirë  të një jave  më parë, Majed thotë se me rritjen e personave të plagosur nga shpërthimi spitalet ishin të tejmbushur.

“Trafiku vërshonte nga makinat, ne nuk ia dolëm të shkonim në spital, kështu që përfunduam tek shtëpia e një të afërmi i mikes tonë, i cili jetonte afër dhe ishte mjek. Në kohën kur arritëm, shtëpia e tij ishte shndërruar tashmë në një objekt spitali. Fqinjët e plagosur ishin aty, të mbuluar me gjak.”- thotë ajo.

Më tej Majed tregon se doktori u detyrua t’i mjekonte pacientët pa pajisje mjekësore të disponueshme, pasi kush e dinte që një ngjarje e tillë do të vërshonte qytetin.

Por ajo fajëson qeverinë libaneze, pasi sipas saj udhëheqësit ishin përgjegjës për depozitimin e kimikateve në portin e kryeqytetit.

Kjo nuk ishte shkelja e parë e klasës sunduese libaneze ndaj popullit të saj. Rënia ekonomike u shoqërua me një përkeqësim të infrastrukturës tashmë të dobët në vend si: ndërprerja e energjisë, mbeturinat e grumbulluara në rrugë, mungesa e ujit dhe frika nga mungesa e karburantit dhe grurit. Megjithëse muajt e protestave në fillim nuk arritën të japin një reformë të rëndësishme politike, ne posedonim një armë shumë më të fuqishme, zemërimin tonë.”-rrëfen ajo për CNN.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota rima majed shperthimi i fuqishem ne bejrut rima majed shperthimi i fuqishem ne bejrut

Sondazh

Poll