Bota

Rëndohet më tej bilanci, ndërron jetë edhe një tjetër pacient i infektuar me Covid-19 në Gjilan

11 Gusht 2020, 20:33 Nga DOSJA
Rëndohet më tej bilanci, ndërron jetë edhe një

KOSOVË– Një tjetër pacient i infektuar me Covid-19 ka ndërruar jetë në spitalin e Gjilanit. mediat vendase shkruajnë së bëhet fjalë për një pacient që po trajtohej në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit. I ndjeri ka qenë i lindur në vitin 1956.

Ai ishte konfirmuar pozitiv dhe betejën me COVID-19 e ka humbur në orët e mbrëmjes së sotme.

Ditën e sotmë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën 13 persona. 

Me këto raste të vdekjeve, numri i personave që e kanë humbur betejën me këtë sëmundje që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 354 njerëz. Po ashtu Instituti ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 171 raste të reja me COVID-19, pas testimit të 463 mostrave.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove kosove koronavirusi ne kosove kosove

Sondazh

Poll