Bota

Vdes drejtori i birrarisë “Peja”, Ernest Jusufi ishte i infektuar me Covid-19 dhe po trajtohej në Shkup

11 Gusht 2020, 21:04 Nga DOSJA
Vdes drejtori i birrarisë “Peja”, Ernest Jusufi ishte i

MAQEDONI– Ernest Jusufi, drejtori i birrarisë “Peja” ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme. Mësohet se biznesmeni ishte i shtruar në spitalin e Shkupit dhe po trajtohej aty, pasi ka rezultuar i infektuar me Covid-19.

Lajmin e hidhur për vdekjen e biznesmenit e ka dhënë miku i vetë biznesmenit, Adriatik Kelmendi. Përmes një statusi në Facebook, Klemendi shkruan se Jusui për të ishte një mik shumë i mirë.

“Ernest Jusufi, një afarist shembull dhe një shok i mirë. Ngushëllime familjes dhe miqve të shumtë!”– shkruan Kelmendi, teksa ka publikuar edhe një fotografi të të ndjerit.

Ernest Jusufi, ishte i angazhuar në industrinë e ushqimit që nga viti 2005. Ai ka shërbyer edhe si drejtor ekzekutiv i Devolli Distrubution.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ernest jusufi vdes drejtori i pejes ernest jusufi ernest jusufi vdes drejtori i pejes ernest jusufi

Sondazh

Poll