Bota

Kapen me 104 kg drogë, shqiptari dhe hollandezi vihen në pranga, shkak telefoni ‘kripto’ që ra në sy të efektivëve

11 Gusht 2020, 19:21 Nga DOSJA
Kapen me 104 kg drogë, shqiptari dhe hollandezi vihen në pranga, shkak

HOLANDË– Një shqiptar, 24 vjeç është vënë në pranga bashkë me një shtetas holandez dhe akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, në Abcoude.

Makina e llojit furgon, në të cilën po udhëtonin shqiptari dhe 31-vjeçari holandez, është ndaluar për kontroll rutinor nga efektivët hollandezë. Gjithka dukej në rregull, deri në momentin që syri i efektivëve pikasi një telefon të ashtuquajtur ‘kripto’, e që zakonisht përdorej nga persona që merren me aktivitet kriminal, për të mos lejuar përgjimin.

Nisur nga kjo gjë, efektivët kanë kërkuar kontrollin e mjetit dhe kanë zbuluar 104 kg kokainë. Vendi ku ruhej droga ishte e ndërtuar mjaft mirë dhe nuk mund të zbërthehej por telefoni dhe furgoni janë tashmë në duart e Policisë hollandeze. Ndërsa dy të rinjtë që ishin brenda, janë arrestuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota arrestohet shqiptari ne hollande hollandë arrestohet shqiptari ne hollande hollandë

Sondazh

Poll