Art&Argëtim

Mashtrim elektoral? Peticionet e Kanye West për tu bërë President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës rezultojnë të pavl

11 Gusht 2020, 18:02 Nga DOSJA
Mashtrim elektoral? Peticionet e Kanye West për tu bërë President

SHBA– Kaye West konfuzoi shumë persona në lidhje me kandidimin e tij si Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tani duket se reperi po përballet me një pengesë të papritur të shfaqur te fletëvotimet, e cila ka gjasë të nisë një hetim për mashtrim elektoral.

Ai ka siguruar peticione për të vendosur emrin e tij në fletëvotimet e 10 shteteve, por deri tani ka arritur të sigurojë vetëm një vend në Oklahoma.
Kanye arriti të përmbushë afatet e paraqitjes së kandidaturës në Illinois dhe New Jersey, por të dy shtetet kanë ngritur pikëpyetje sepse rezulton që peticionet e Kanye-s janë të pavlefshme.

Një zyrtar në Illinois tha se 100 nënshkrime nuk ishin të vlefshme. Një situatë e ngjashme u raportua edhe në Neë Jersey, ku Kanye paraqiti 1,327 firma, por pas hetimit rezultoi se me qindra firma ishin të dyshimta. Në disa prej tyre mungonin mbiemrat, ndërsa disa të tjera u përkisnin njerëzve që nuk ishin regjistruar për votim ose nuk jetonin në Neë Jersey.
Një hetim i New York Times zbuloi se ka një numër aktivistësh republikanë që po ndihmojnë Kanye West të përfshihet në fletëvotim, përfshirë edhe Mark Jacoby, kompania e të cilit “Let the Voters Decide” ka mbledhur firma në Ohio, West Virginia dhe Arkansas.

Kanye ka kohë deri në 21 gusht që të hedh poshtë akuzat në lidhje me firmat e pavleshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz kanye west president reper kanye west president reper

Sondazh

Poll