Aktualitet

Denoncimi i Malajt, Gjykata e Posaçme e Apelit: SPAK të regjistrojë padinë e ish-gjyqtarit ndaj Fatmir Xhafajt dhe Ardi Veli

11 Gusht 2020, 17:25 Nga DOSJA
Denoncimi i Malajt, Gjykata e Posaçme e Apelit: SPAK të

TIRANË– Gjykata e Posaçme e Apelit urdhëron SPAK-un të regjistrojë kallëzimin e bërë nga ish-gjyqtari i Apelit, Alaudin Malaj, kundër ish-ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj, kreut të Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe zyrtarë të tjerë të policisë, të cilët i akuzon për “grup të strukturuar kriminal”. Apeli i Posaçëm ka vendosur të shfuqizojë vendimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda të nëntorit 2019 për mosfillim procedimi penal pas kallëzimit të Malajt.

Sipas ish- gjyqtarit të Apelit, Policia e Shtetit nuk ka reaguar ndaj disa kërcënimeve të bëra ndaj tij apo familjarëve. Vendimi për “mosfillim procedimi penal” u la i pandryshuar nga Gjykata e Posaçme në janar 2020, por vendimi u ankimua nga ish-gjyqtari në Apel.

Marrë nga A2CNN

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alaudin malaj alaudin malaj

Sondazh

Poll