Bota

Greqia kërkon ndarjen e detit Jon me Shqipërinë, ministri i jashtëm: Ka edhe çështje të tjera të hapura mes nesh…

11 Gusht 2020, 13:59 Nga DOSJA
Greqia kërkon ndarjen e detit Jon me Shqipërinë, ministri i

GREQI- Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë kohët e fundit janë rritur ndjeshëm pasi Erdogan ka urdhëruar që në dy javët e ardhshme të nis operacioni për të kërkuar naftë dhe gaz natyror në rajonin e Mesdheut lindor.

Por edhe  pse në kulmin e tensionit Athina nuk e ka harruar Shqipërinë, ku së fundmi Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias në një intervistë për mediat e huaja u shpeh se Greqia duhet të fokusohet në arritjen e një marrëveshjeje për kufirin detar në raport me Shqipërinë.  Ai u  shpreh se “problemi” në nisjen bisedimeve e një marrëveshjeje mes Greqisë dhe Shqipërisë për kufirin detar, sipas grekëve, qëndron tek Presidenca shqiptare. Për këtë i referohet momentit kur Presidenti i jep autorizim Ministrit të Jashtëm për fillimin e bisedimeve, duke e quajtur këtë një çështje të brendshme të Shqipërisë.

“Gjërat janë disi më të komplikuara këtu, sepse Shqipëria fillimisht ra dakord, pastaj e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Janë disa çështje ligjore të brendshme, çështjet e tyre: Dhënia e autorizimit nga ana e Presidentit për qeverinë, që ai mund të mos jetë i gatshëm ta japë. Por kjo është një çështje që politika e jashtme e Greqisë do të merret. Nuk ka asnjë dyshim për këtë. Shqipëria është një vend mik, një vend me të cilin Greqia do që të ketë marrëdhënie miqësore, për të zgjidhur çdo problem që mund të ketë.” – tha ai.

Ndër të tjera ai tha se mes Shqipërisë dhe Greqisë ka dhe çështje tjera si të drejtave të njeriut dhe të pronësisë të pakicës greke, të cilat duhet të zgjidhet në kontekstin e procesit të pranimit të Shqipërisë në BE.

“Ky është një nga problemet që kemi. Sigurisht që ka edhe çështje të tjera: ajo për mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek, që do të zgjidhet me ecurinë e negociatave të Shqipërisë, sepse kjo është pjesë e “aquis”. Këtë nuk po e themi si Greqi. Po e themi si një vend europian, dhe kjo është një këshillë për të gjitha vendet që nisin këtë udhëtim të gjatë për t’iu bashkuar familjes sonë, Bashkimit Europian. Çështja e të drejtave të njeriut është një çështje sovraniteti dhe në këtë sens, Shqipëria duhet ta shohë minoritetin grek si një faktor për zhvillimin e vendit, një urë miqësie mes Shqipërisë dhe Greqisë.”- tha ai.

Po ashtu ai ka folur edhe për objektivin  kryesor në marrëveshjen me Shqipërinë që të zgjerohen ujërat territorialë nga 6 në 12 milje, ku ka thënë:  Kam gjetur një punë përgatitore në Ministri. Siç kam thënë, unë i kam të gjitha minutat e mbledhjeve të mëparshme. Ju e dini, askush nuk e nis nga zero. Nuk ka partenogjenezë. Shteti është një vazhdimësi. Dhe duhet ta respektosh trashëgiminë që ke pasur.

 (A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni greqi nikos dendias greqi nikos dendias

Sondazh

Poll

Bota 11 Gusht 2020, 11:52

OBSH: Presioni mbi virusin duhet të vazhdojë

GJENEVË– Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka shuar shpresat se pandemia e koronës do të përfundojë në një të ardhme të parashikueshme. Sip...