Bota

Ndodh çudia në Kosovë, ministri i Arsimit takohet me zëvendësin e tij

11 Gusht 2020, 13:41 Nga DOSJA
Ndodh çudia në Kosovë, ministri i Arsimit takohet me

KOSOVË- Ministria e Arsimit në një deklaratë për mediat ka bërë me dije sot ka pasur një takim mes të ministrit të Arsimit, Ramë Likaj, dhe zëvendësministrit, Xhavit Rexhaj.

Sipas njoftimin, në këtë takim të dy zyrtarët e Ministrisë së Arsimit kanë diskutuar për ndikimin që COVID-19 ka pasur në sistemin arsimor dhe gjithashtu për përpjekjet që po i bëjnë për nisjen e vitit të ri shkollor.

Ministri Likaj priti në takim zëvendësministrin Rexhaj. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj takoi zëvendësiministrin e Arsimit, Xhavit Rexhaj, pas emërimit të tij në detyrën e re nga kryeministri, Avdullah Hoti.

Ministri Likaj, pasi e përgëzoi për detyrën, i ofroi bashkëpunim dhe përkrahje të plotë zv/ministrit Rexhaj në realizmin e politikave arsimore. Në takim u diskutuan punët kryesore që e presin MASH-in në muajt në vijim, duke filluar nga viti i ri shkollor në kushtet e pandemisë Covid-19 dhe përpjekjet për realizimin e programit qeverisës për zhvillimin e arsimit dhe shkencës”, shkruan ministria.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ramë likaj xhavit rexhaj ramë likaj xhavit rexhaj

Sondazh

Poll

Bota 11 Gusht 2020, 11:52

OBSH: Presioni mbi virusin duhet të vazhdojë

GJENEVË– Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka shuar shpresat se pandemia e koronës do të përfundojë në një të ardhme të parashikueshme. Sip...