Bota

“Kemi prova që kanë vrarë serbë”, Ministrja e Serbisë: S’do heqim kurrë dorë nga ndjekja e ish-ushtarëve të UÇK-

11 Gusht 2020, 12:49 Nga DOSJA
“Kemi prova që kanë vrarë serbë”, Ministrja e

SERBI– Koflikti mes Serbisë dhe Kosovës duket se nuk do të marrë fund, pasi zyrtarët dhe liderët serbë jan  gjithmonë në sulm të Kosovës. Së fundmi Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviç u shpreh se Serbia nuk do të heqë dorë kurrë nga ndjekja e ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për krimet e supozuara ndaj popullatës serbe.

Teksa ka folur për kërkesat që Serbia të tërheqë fletë-arrestet për ish-ushtarët e UÇK-së, në një intervistë për mediat serbe, Kuburoviq u shpreh  se diçka e tillë nuk mund të ndodhë sepse ato janë bazuar në dëshmi.

“Procedimi para gjykatave serbe është iniciuar duke u bazuar në prova materiale, kështu që nuk ka asnjë shpjegim ligjor dhe arsye për të hequr urdhër-arrestin për kriminelët.”- ka thënë ajo.

Më tej ajo foli edhe për nismën për Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, të cilën e quajti përpjekje të dëshpëruar për të shmangur të vërtetën për UÇK-në, e cila nga ministrja serbe u cilësua “organizatë terroriste”.

 Kuburoviç beson se shteti i saj ka ofruar prova të “pamohueshme” në Tribunalin e Hagës dhe Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kundër, siç shprehet ajo, “kriminelëve të luftës”.

Ndërkohë javën e kaluar ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, njoftoi për ndalimin, e më pas lirimin e një veterani të UÇK-së në Turqi, me flet-arrest të iniciuar nga Serbia.

Burimi: Kossev

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota konflikti kosove-serbi nela kuburoviç konflikti kosove-serbi nela kuburoviç

Sondazh

Poll

Bota 11 Gusht 2020, 11:52

OBSH: Presioni mbi virusin duhet të vazhdojë

GJENEVË– Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka shuar shpresat se pandemia e koronës do të përfundojë në një të ardhme të parashikueshme. Sip...