Bota

Kryeqyteti lituanez kthehet në një kafene të madhe në natyrë, banorët të pakënaqur me ndryshimin

11 Gusht 2020, 12:12 Nga DOSJA
Kryeqyteti lituanez kthehet në një kafene të madhe në

LITUANI– Vilnius, kryeqyteti lituanez ka lejuar të hapen  hapësira publike për kafene dhe bare, në mënyrë që të ndihmojnë në rritjen e ekonomisë lokale. Por msa duket ky ndryshim i ri ka krijuar dhe konflikte përveçse benefite.

Nga kthimi i sheshit në një kafene vendi nuk është më i pastër si më parë. E këtë e ka thënë Asta Baškauskaitė, zonja që pastron sheshin pranë tregut në zonën e Vilnius. Pra kjo kafene e madhe në mes të Vilniusit bën që çdo mëngjesi qyteti të zgjohet sikur një natë më parë ka pasur festë.

“Është mëngjesi i katërt që po pastroj dhe mbledh qindra tavolina të shpërndara në natyrë.”- ka deklaruar  Asta Baškauskaite.

Tregu dhe disa sheshe aty pranë, janë shndërruar në klube nate jozyrtare dhe mund ta mendoni vetë se si është shndërruar vendi kur festat mbarojnë në orët e para të mëngjesit.

Luicija Baskauskaitė, një biznesmene amerikane rregullon zonën në mënyrë që këmbësorët të mund të ecin nëpër të.

“Disa bare justifikohen për mungesën e punonjësve, nuk kanë aq sa duhet për të mbledhur tryezat natën. Unë u tregoj atyre një tablo të tavolinave që kam mbledhur dhe them. Unë jam 60 vjeç dhe i mbledh ato në 20 minuta. Unë dua të jap një shembull të mirë për pronarët e barërave.”- shprehet ajo.

Gjithashtu edhe shumë banorë janë të pakënaqur me këtë veprim, duke e quajtur atë një iniciativë afatshkurtër që ka ndikuar në jetesën e qytetit.

 Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota lituani vilnius lituani vilnius

Sondazh

Poll

Bota 11 Gusht 2020, 11:52

OBSH: Presioni mbi virusin duhet të vazhdojë

GJENEVË– Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka shuar shpresat se pandemia e koronës do të përfundojë në një të ardhme të parashikueshme. Sip...