Bota

Dasmë në kohë pandemie në Los Angeles! Ndërhyn policia, brenda pak minutash shpërndan pjesëmarrësit

11 Gusht 2020, 13:44 Nga DOSJA
Dasmë në kohë pandemie në Los Angeles! Ndërhyn policia,

LOS ANGELES- Një dasmë në Los Angeles është anuluar dhe të gjithë pjesëmarrësit janë shpërndarë pasi ndërhyrjes së policisë duke qenë se kjo e fundit kishte dëgjuar zhurmë brenda lokalit. Dasma është anuluar duke qenë se zyrtarët publik vazhdojnë të paralajmërojnë kundër tubimeve të mëdha në mesin e pandemisë së koronavirusit. Ndërkohë një pjesëmarrëse është shprehur se ky nuk ishte veprim i duhur pasi të gjithë rregullat po zbatoheshin.

“Distancim social, larje duarsh, maska, kontroll temperature. Gjithçka ishte sipas rregullave”, thotë një nga pjesëmarrësit në dasmën në lagjen Holmby Hills, në Los Angeles.

Mediat e huaja kanë bërë të ditur se datat për zhvillimin e dasmës kanë ndryshuar disa herë. Me klubet e natës të mbyllura në qytet, festat tani janë shtuar në shtëpitë luksoze në Hollivud Hills, me tubime shpesh herë edhe të rrezikshme që zemërojnë fqinjët dhe zyrtarët lokalë. Kryebashkiaku Erik Garceti, ka urdhëruar punonjësit e shërbimeve të ndërpresin energjinë elektrike dhe ujin në shtëpitë ku konfirmohen festa gjatë pandemisë.

Pasojat e këtyre festave të mëdha, sipas zyrtarëve, rëndojnë mbi të gjithë komunitetin sepse virusi mund të përhapet shpejt dhe lehtë. Një ngjarje e ngjashme ka ndodhur edhe javën e kaluar pasi policia ndërhyri në një shtëpi në Mulholland Drive, të mbushur me të rinj që festonin. Dhe në kaos e sipër, u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe për fat të keq  një  person mbeti i vrarë.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne los angeles koronavirusi ne los angeles

Sondazh

Poll

Bota 11 Gusht 2020, 11:52

OBSH: Presioni mbi virusin duhet të vazhdojë

GJENEVË– Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka shuar shpresat se pandemia e koronës do të përfundojë në një të ardhme të parashikueshme. Sip...