Bota

Bota në luftë me Covid-19/ Mbi 20 milionë të infektuar në mbarë globin,kreu i OBSH: Mund të ketë një shpërthim të dyt

11 Gusht 2020, 06:16 Nga DOSJA
Bota në luftë me Covid-19/ Mbi 20 milionë të infektuar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 5,251,446 të infektuar dhe janë shënuar 166,192 vikitma. COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi.

Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 53,003, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 705 pacientë me Covid-19.
Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 101,857 viktima dhe 3,057,470 milionë të infektuar.

Edhe Rusia po përballet me raste të shumta të pacientëve me koronavirus, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 15,001.

Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4.634 viktima dhe 84,712 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 44 raste të reja.

Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 35,209 viktima dhe në Francë 30,265, ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur jetën 28,445.

Ndërsa sa i përket kësaj situate kreu i OBSH është shprehur se teksa numri i të infektuarëve ka shkuar mbi 20 milionë, ende ekziston rreziku i një shpërthimi tjetër i pandemisë Covid-19.

Burimi: TheGuardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll