Bota

Kishte fortifikuar banesën, shqiptari kapet me 200 kg kanabis në Greqi, shpallen në kërkim bashkëpunëtorët

10 Gusht 2020, 20:49 Nga DOSJA
Kishte fortifikuar banesën, shqiptari kapet me 200 kg kanabis në

GREQI-Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar për drogë në Greqi. Në banesën e tij në Kineta, 20 km në veri-perëndim të Athinës, të cilën shqiptari e kishte fortifikuar, policia gjeti dhe sekuestroi 205 kg kanabis

Sipas mediaveë greke, lënda narkotike ishte fshehur në një vilë luksoze, të cilën anëtarët e bandës e kishin marrë me qira. Autoritetet kishin informacion, se në banesë gjendej një sasi e madhe lënde narkotike e cila ishte futur në Greqi nga Shqipëria.

Lënda narkotike ndërkohë kishte si destinacion tregun vendas. Gjatë operacionit u sekuestruan edhe një gjurmues GPS, shumw karta SIM dhe telefona celularw, si dhe një peshore elektronike, që përdorej për peshimin e mallit.

I riu shqiptar është lënë në burg nga gjykata deri në përfundim të hetimeve. Gjithashtu janë shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë nga Shqipëria.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kapet me kanabis shqiptari ne greqi kapet me kanabis shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll