Bota

Versioni që përmbys gjithçka! Eksperti italian: Depoja në Bejrut ishte mbushur me predha, doli tym i kuq

10 Gusht 2020, 18:57 Nga DOSJA
Versioni që përmbys gjithçka! Eksperti italian: Depoja në

LIBAN– Pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi pasditen e 4 gushtit ku si pasojë humbën jetën 200 persona dhe u plagosën më shumë se 6 mijë të tjerë, u ngritën shumë hipoteza se nga se u shkaktua, tragjedia.

Zyrtarët  e shtetit në Liban thanë se ngjarja e rëndë ndodhi pasi mbi 2,7 tonë nitrat amoniumi që ndodheshin në  një depo në portin e Bejrutit shpëthyen. Ndërkohë zyrtarë të tjerë përfshirë dhe presidentin amerikan Donald trump tha se shpëthimi nuk ishte aksident por një sulm.

Së fundmi eksperti italian i  eksplozivëve Danilo Coppe, ka shokuar me deklaratën e tij duke hedhur poshtë të gjithë hipotezat duke thënë se magazina ku ndodhi shpërthimi tragjik nuk ishte e mbushur me nitrat  amoni por brenda saj mund të ketë pasur predha.

56-vjeçari thotë ngjyra e tymit që u përhap në shpërthimin e Bejrutit ishte e kuqe dhe se këtë ngjyrë marrin zakonisht shpërthimet e materialeve ushtarake që kanë litium në përbërje. Ndërsa tymi që krijohet nga djegia e nitratit të amonit, sipas tij është në përgjithësi i bardhë.

Ai thotë se raketat mund të jenë depozituar në atë magazinë nga grupi i militantëve anti-izraelitë Hezbollah, që kontrollon zonën e portit, dhe se shpërthimi mund mund të jetë shkaktuar nga një zjarr aksidental.

Eksperti italian shprehet se në magazinën ku ai beson se ishin depozituar raketa, shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një zjarr aksidental. Dyshime ka se raketat mund të jenë depozituar në atë magazinë nga grupi i militantëve anti-izraelitë,Hezbollah, që kontrollon zonën e portit.

Kujtojmë se edhe para  disa ditësh një video bëri bujë në mediat sociale, ku shihej se një raketë hidhej mbi zjarr pak para se të ndodhte shpërthimi i fuqishëm.

Por megjithatë autoritetet vendase nuk kanë dhënë asnjë njoftim zyrtar se cili shkaku i vërtetë i ngjarjes.

Pra e gjithë bota po drejtojnë pyetjen:  Shpërthimi ishte aksidental apo një sulm nga jashtë?

Burimi:.dailymail.

(A.K.dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota danilo coppe shperthimi i fuqishem ne bejrut danilo coppe shperthimi i fuqishem ne bejrut

Sondazh

Poll