Bota

Pompeo i shqetësuar për arrestimin e Jimmy Lai: Tjetër provë se Partia Komuniste ia ka hequr liritë Hong Kongut

10 Gusht 2020, 19:23 Nga DOSJA
Pompeo i shqetësuar për arrestimin e Jimmy Lai: Tjetër provë

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të hënën se ishte “thellësisht i shqetësuar” nga njoftimet për arrestimin e manjatit të mediave në Hong Kong Jimmy Lai “në bazë të ligjeve të ashpra të Hong Kongut për Sigurinë Kombëtare.” Pompeo tha se kjo është një tjetër provë që Partia Komuniste Kineze ia ka hequr liritë Hong Kongut dhe ka gërryer të drejtat e banorëve të tij.

“Kjo është një tjetër provë se Partia Komuniste Kineze ia ka hequr liritë Hong Kongut dhe ka gërryer të drejtat e banorëve të tij,” shkruante sekretari Pompeo në një postim në Tëitter.

I’m deeply troubled by reports of the arrest of @JimmyLaiApple under Hong Kong’s draconian National Security Law. Further proof that the CCP has eviscerated Hong Kong’s freedoms and eroded the rights of its people.

— Secretary Pompeo (@SecPompeo) August 10, 2020


Jimmy Lai, u arrestua të ditën e sotme nën dyshimet për bashkëpunim të fshehtë me shtetet e huaja. Lai me origjinë nga Kina, i cili hyri fshehurazi në koloninë e atëhershme britanike të Hong Kongut me një varkë peshkimi kur ishte 12-vjeç, ka qenë një nga aktivistët më të spikatur të demokracisë në qytetin që tani qeveriset nga Kina si dhe një kritik i ashpër i Pekinit.

Arrestimi i tij vjen në klimën e masave të Pekinit kundër opozitës pro demokracisë në Hong Kong dhe i shton më tej shqetësimet për fatin e medias dhe liritë e tjera të premtuara kur Hong Kongu iu rikthye Kinës në vitin 1997.

Kina e vendosi ligjin e ri gjithëpërfshirës të sigurisë në Hong Kong më 30 qershor, një akt që u dënua nga vendet perëndimore.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jimmy lai mike pompeo shba jimmy lai mike pompeo shba

Sondazh

Poll