Bota

Me taka, pantallona dhe bluze të shkurtër! Vajza libaneze pozon pranë shtëpive të shkatërruara, sulmohet ashpër në rrjet

10 Gusht 2020, 19:23 Nga DOSJA
Me taka, pantallona dhe bluze të shkurtër! Vajza libaneze pozon

LIBAN- Teksa i gjithë Libani është në zi për shkak të viktimave që humbën jetën nga shpërthimi i fuqishëm, një vajzë ka marrë guximin të bëjë foto me sfondin e shtëpive të shkatërruara.

Në fotot e publikuara, shikohet një vajzë me kaçurrela dhe e veshur me pantallona e bluze të shkurtër. Ajo shihet teksa pozon përbri flamurit libanez dhe mbrapa saj shfaqet i gjithë dëmi i shkaktuar si pasojë shpërthimit.

Në rrjete sociale, ka nisur një sulm ndaj vajzës, duke e cilësuar atë si pa respekt ndaj popullit të Libanit dhe tragjedisë që ata kanë kaluar.

“Ose shkoni për të ndihmuar në Bejrut, ose në të kundërt qëndroni në shtëpi”, shkroi një përdorues. Një tjetër tha: “Ju nuk meritoni të jeni libanez”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota foto shtepi te shkaterruara vajza libaneze foto shtepi te shkaterruara vajza libaneze

Sondazh

Poll