Bota

Kina i kundërpërgjigjet SHBA-së/ Vendos sanksione ndaj 11 shtetasve amerikanë

10 Gusht 2020, 19:14 Nga DOSJA
Kina i kundërpërgjigjet SHBA-së/ Vendos sanksione ndaj 11

KINË– Kina ka vendosur sanksione ndaj 11 shtetasve të SHBA, përfshirë ligjvënës nga Partia Republikane e Presidentit Donald Trump. Mediat e huaja, shkruajnë se kjo ka ardhur si përgjigje për Uashingtonit pasi kjo e fundit vendosi sanksione ndaj Hong Kongut dhe ndaj zyrtarëve kinezë të akuzuar për kufizimin e lirive politike në ish-koloninë britanike.

Po ashtu mësohet se në shënjestër të sanksioneve janë gjashtë ligjvënës republikanë, Senatorët Ted Cruz, Marco Rubio, Tom Cotton, Josh Hawley dhe Pat Toomey si dhe anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve Chris Smith.

“Në përgjigje të asaj sjelljeje të gabuar amerikane, Kina ka vendosur të shpallë sanksione ndaj individëve që kanë vepruar në mënyrë të tepruar për çështje që lidhen me Hong Kongun,” tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Zhao Lijian në një konferencë shtypi  ditën e sotme.

Marrëdhëniet midis dy vendeve janë përkeqësuar ashpër muajt e fundit për çështje që variojnë nga tregtia dhe Hong Kongu e deri te trajtimin nga Kina të koronavirusit.
Të premten, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Shefes Ekzekutive të Hong Kongut Carrie Lam dhe shefave aktualë dhe të mëparshëm të policisë së qytetit. Kjo është hera e dytë që Kina njofton sanksione ndaj republikanëve.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kina shba zhao lijian kina shba zhao lijian

Sondazh

Poll