Bota

VIDEO/ Polici serb rreh shqiptarin derisa i bie të fikët, i riu rrezikon të humbasë dëgjimin: Më torturuan si skllav

10 Gusht 2020, 17:11 Nga DOSJA
VIDEO/ Polici serb rreh shqiptarin derisa i bie të fikët, i riu

MAQEDONI– Një shqiptar i identifikuar si Erxhan Ibishi ka denoncuar në polici se është rrahur nga një efektiv serb. Përmes deklaratës për mediat vendase, Ibishi shprehet se shenjat në fytyrë i ka nga goditjet e forta, deri në alivanosje, në stacionin policor të Kumanovës, teksa ishte i prangosur.

Ai thotë se është dhunuar nga polici Stefan Mihajloviq, pa asnjë justifikim brenda komisariatit të Kumanovës, ditën e sotme.

“I lidhur kam qenë me duar nga prapa dhe sa u ula edhe ai erdhi në ato momente dhe filloi të më godasë me grushte nëpër fytyrë,”– tregon Erxhani.

Ai dhe personat që e shoqëronin, kanë rrëfyer se patrulla policore i ka ndaluar pasi është telefonuar nga truprojat e një lokali të lojërave të fatit në qendër të qytetit. 31-vjeçari e kishte të ndaluar të frekuentonte objekte të lojërave të fatit, por ai tregon se sigurimi i lokalit nuk e ka ndaluar. Një shoku i tij shton më tej se është arrestuar pa bërë asnjë rezitencë ndaj efektivëve.

Jo nuk kam rezistuar vetëm se ju kam thënë tani po dal pse po më kapni menjëherë me dhunë!? Mua më nxorën jashtë, pastaj më morën në stacion. Në pyetje më ka marr ai polici që e ka rrahur Erxhanin me tha pse nuk dolët menjëherë, i thash a na thatë që e kemi të ndaluar hyrjen! Kam dëgjuar në qelinë tjetër duke bërtitur dhe zhurma të goditjeve,”- tregon një shoku i të dhunuarit.

Erxhani thotë se në stacion policor nga orën 2 të natës u mbajt deri në 5 të mëngjesit, prej ku me makinën e policisë është lënë para derës së shtëpisë së tij, pa ndjenja.

“Skam mundur as të lexoj, madje fqinjin tim që punon polic e pyetsha prej nga je! D.m.th aq shumë ka qenë pa vetëdije, prandaj nënshkrova. Më pyet a të duhet doktor, u thash jo! Nuk desha të vij mjeku se ata pastaj do e bënte punën e tij në favor të policisë. Kështu ndryshe kur shkoj vet te mjeku privat. Të nesërmen, pasi erdha në emergjencë nga mjekët u konstatuan dëmtimet e rënda trupore. Madje sot kam bërë ekzaminime shtesë, prej ku më kanë thënë se rrezikon të humbas dëgjimin me veshin e majtë. Mendoj se polici Mihaloviq, nuk ka shkruar procesverbal asnjë kallëzim për ngjarjen, në përpjekje të fsheh torturën. Do të padis Ministrinë dhe personin, do të thotë policin në fjalë. Avokati tha ka bazë sepse nuk ka guxuar as ta prek, por këtu e kanë rrahur brutalisht, sikur të ishte skllav,”– shtoi Ibishi.

Rasti po hetohet dhe pritet raporti i Ministrisë së Brendshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni erxhan ibishi polici serb rreh shqiptarin erxhan ibishi polici serb rreh shqiptarin

Sondazh

Poll