Bota

‘Çmendet’ truproja i kreut të Kuvendit, fotografohet duke qëlluar me armë ndaj protestuesve në Liban

10 Gusht 2020, 17:50 Nga DOSJA
‘Çmendet’ truproja i kreut të Kuvendit, fotografohet

LIBAN- Pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi në Bejrut ku si psojë humbën jetën 200 persona dhe u plagosën mbi 6 mijë të tjerë, janë zhvilluar protesta masive pasi qytetarët fajsojnë qeverinë për tragjedinë që ndodhi. Pamje të dhimbshme janë publikuar nga mediat e huaja por së fundmi një foto po bën xhiron e botës.

Badigardi personal i kreut të Parlamentit të Libanit, Nabih Berry është fotografuar teksa qëllon me plumba të vërtetë ndaj protestuesve në Beirut.

Fotot janë kanë marrë dhenë në të gjithë mediat botërore, pasi pasqyrohet mjaft qartë situata në Liban dhe përgjigja e qeverisë ndaj qytetarëve. Qytetarët për shpërthimin kanë lënë përgjegjëse qeverinë pasi kjo e fundit pretendohet të ketë qenë në dijeni për lëndën plasëse që ndodhej në anije dhe që nuk mori masa sigurie.

Ndërkohë së fundmi qeveria e Libanit për shkak të situatës së krijuar në vend ka dhënë dorëheqjen. Protestat masive në Liban kundër qeverisë vijnë pak ditë pas shpërthimit tragjik në portin e Bejrutit ku mbetën të vdekur 200 persona dhe janë plagosur më shumë se 6 mijë të tjerë. Ndërkohë qytetarët protestojnë kundër qeverisë duke u shprehur se udhëheqësit nuk po e mbrojnë vendin e tyre. Shkak i katastrofës së 4 gushtit është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shperthimi i fuqishem ne bejrut shperthimi i fuqishem ne bejrut

Sondazh

Poll