Bota

Qeveria në Liban jep dorëheqjen, flet kryeministri Hasan Diab: U përpoqëm të ndryshonim po nuk ia dolëm, korrupsioni…

10 Gusht 2020, 17:01 Nga DOSJA
Qeveria në Liban jep dorëheqjen, flet kryeministri Hasan Diab: U

LIBAN- Pas shpërthimit të fuqishëm në Liban dhe pas protestave masive qeveria vendase ka dhënë dorëheqjen. Së fundmi këtë e ka konfirmuar edhe kryeminstri i Libanit, Hasan Diab, i cili ka thënë se qeveria u përpoq të ndryshonte por që nuk ia doli pasi korrupsioni në Liban është më i madh se shteti.

“Unë e shpall sot dorëheqjen e kësaj qeverie. Lus Zotin që ta mbrojë Libanin. Elita politike  sulmoi qeverinë time. Korrupisoni në Liban është më i madh se shteti. Qeveria jonë u përpoq te ndryshonte por nuk ia doli dot,“- tha ai në një fjalim televiziv.

Aktualisht, qeveria e Diabit do të jetë në detyrë, derisa të nisin negociatat për qeverinë e re.

“Shpresoj se periudha e qeverisë në detyrë nuk do të jetë e gjatë, sepse shteti nuk mund të durojë aq shumë. Le të shpresojmë se qeveria e re do të formohet shpejt”, ka thënë ministri për Punë Publike, Michel Najjar.

Pak ditë pas shpërthimit tragjik në portin e Bejrutit ku mbetën të vdekur 200 persona dhe janë plagosur më shumë se 6 mijë të tjerë, kanë nisur protestat masive në Liban kundër qeverisë. Qytetarët protestojnë kundër qeverisë duke u shprehur se udhëheqësit nuk po e mbrojnë vendin e tyre. Shkak i katastrofës së 4 gushtit është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite. Deri më tani kanë dhënë  dorëheqjen 3 ministra dhe 9 deputetë të qeverisë së Libanit.

Burimi: aljazeera.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota hasan diab shperthimi i fuqishem ne bejrut hasan diab shperthimi i fuqishem ne bejrut

Sondazh

Poll