Bota

“Unë do të vdes, po humbas burrin tim”, Nusja në Liban tregon çfarë mendoi momentin e shpërthimit: Do të varrosem në

10 Gusht 2020, 09:07 Nga DOSJA
“Unë do të vdes, po humbas burrin tim”, Nusja në

LIBAN– Ndonëse  29-vjeçarja, Israa Seblani kishte menduar për shumë kohë për ditën e saj të dasmës, por 4 gushti nuk ishte dita më e bukur për këtë gjë.

Shpërthimi tragjik i së martës në kryeqytetin libanez  shkatërroi edhe momentin kur Dr. Israa Seblani teksa ishte e veshur me vellon e bardhë po realizonte një videoklip me momentet më të bukura  krah bashkëshortit të saj.

Por shpërthimi ishte i frikshëm, sa kjo u pa edhe në videon e shkurtër që publikoi fotografi i nueses 29-vjeçare.

Sa i përket këtij mometi, Dr. Israa Selbani është shpreheurse në ato çaste kishte menduar vetëm vdekjen.

“Në atë moment, një gjë kam menduar.Tani, unë po humbas jetën time, po humbas burrin tim, do të varrosem nën një ndërtesë, tani do të vdes. Tani po pres momentin. Si do të vdes? A do të jetë e shpejtë? A do ta ndiej? A do të jem pranë tij?” – është shprehur ajo.

Seblani, është një banorë e SHBA-së, por ndodhej  në Beirut për t’u martuar sepse burri i saj nuk kishte marrë ende një vizë amerikane, pavarësisht se priste tre vjet. Duke mos dashur të ndahen më, ata vendosën të jetojnë sëbashku në kryeqytetin e Libanit.

Tashmë çifti shprehet që thjeshtë janë mirënjohës që sot janë ende gjallë, ndërsa kanë mbetur 158 persona.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota israa selbani shperthimi i fuqishem ne bejrut israa selbani shperthimi i fuqishem ne bejrut

Sondazh

Poll