Aktualitet

Ish-gruaja e Olsi Çekiçit kërkon kujdestarinë e vajzës, avokati i saj u shfaq sot në gjykatën e Pogradecit

10 Gusht 2020, 10:03 Nga DOSJA
Ish-gruaja e Olsi Çekiçit kërkon kujdestarinë e

POGRADEC– Ditën e sotme gjykata e Pogradecit dha masën “arrest me burg” për vrasësin Olsi Çekiçi. Ndërkohë, në dyert e kësaj gjykate është parë edhe avokati i ish-gruas së 44-vjeçarit. Ky i fundit do të kërkojë në gjykatë që kujdestarinë e vajzës ta marrë e ëma e saj. Sakaq, ish-bashkëshortja e Çekiçit është nisur nga Italia drejt Shqipërisë dhe pritet të fillojë procesin për të kërkuar kujdestarinë e së bijës.

Çifti u divorcua disa vite më parë, pasi 44-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor. Për vajzën e tyre kujdesej gjyshja, 70-vjeçarja Firdes Çekiçi.

Sot gjykata e Pogradecit la në qeli 44-vjeçarin, pas krimitn makabër që kreu më 6 gusht.  Olsi Çekiçi i preu kokën me thikë nënës së tij, 70-vjeçares, Firdes Çekiçi dhe e vari në derë të shtëpisë. 44-vjeçari la të plagosur edhe vëllain e tij. Ai u arrestua menjëherë nga policia dhe u gjet i përlyer në gjak. Fillimisht sherri nisi mes Olsit dhe vajzës së tij, për një celular. 44-vjeçari kishte kishte dashur të vriste të bijën dhe në këto momente ndërhyri nëna e tij. Ai e vrau menjëherë këtë të fundit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet firdes cekici ish-gruaja e olsi çekiçit olsi cekici firdes cekici ish-gruaja e olsi çekiçit olsi cekici

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Gusht 2020, 09:12

ELBASAN– Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili, përkatësisht 29 dhe 23 vjeç, të dy banues në Elbasan, janë lënë në burg ditën e sotme. Ata akuzohen se kanë ma...