Dikur

32 vite nga varja në litar e Havzi Nelës, kush ishte poeti që nuk u pajtua kurrë me regjimin komunist dhe vuajti dhunën e tij

PROFIL
  • Bashkëshortja kujton e vetme Havzi Nelën, proteston ne heshtje me poezitë dhe fotot e tij
  • Meta: Vargjet e tij gjëmojnë dhe sot, litari i xhelatëve nuk do vrasë kurrë demokracinë
  • Basha zgjedh ta kujtojë me vargje: Është poeti i pavdekësisë
  • Bashkëshortja e Havzi Nelës thirrje SPAK për zbardhjen e vrasjes: Pa i parë kriminelët para drejtësisë nuk jam e qetë
  • Havzi Nela, poeti disident dhe autori i mijëra vargjeve u vra për shkak të krijimtarisë së tij.
    Featured image of article: 32 vite nga varja në litar e Havzi Nelës, kush ishte poeti që nuk u pajtua kurrë me regjimin komunist dhe vuajti dhunën e tij Havzi Nela, poeti i vrarë nga regjimi komunist

    TIRANË- Si sot 32 vite më parë, kur në Shqipëri ishte ende regjimi komunist u var në litar një poet. Havzi Nela, poeti disident dhe autori i mijëra vargjeve u vra për shkak të krijimtarisë së tij.

    Nela kërkonte liri në vargjet e tij, por këtë nuk ja dha kurrë sistemi komunist, përkundrazi, e burgosi dhe në fund e vari në litar në mes të qytetit të Kukësit. Havzi Nela sot 32 vite më pas, kur kohët kanë ndryshuar dhe regjimi komunist nuk ka rënë, e quhet si poeti i pavdekësisë.

    Kush ishte Havzi Nela?

    Havzi Nela lindi më 20 shkurt 1934 në fshatin Kollovoz të rrethit të Kukësit. Ai mbaroi shkollën fillore dhe të mesme, ndërsa jetojnë në varfëri ekstreme. Qysh në shkollë të mesme u shfaqën kundërshtitë e tij të para ndaj padrejtësive të regjimit komunist. Më pas ai filloi studimet në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës (sot Universiteti Luigj Gurakuqi), por u përjashtua si element destruktiv për bindjet e tij. Pas shumë vështirësish, ai gjeti një punë si mësues në shkollën fillore të Planit të Bardhë, një fshat i vogël në rrethin e Matit. Ai u dëbua edhe nga ky fshat për shkak të aktivitetit të dyshimtë – u lexonte nxënësve poemat e tij. Më pas ai arriti të përfundojë Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës me korrespondencë. Ai punoi si mësues në fshatra të ndryshme të tilla si Kruma, Lojma, dhe Shishtaveci deri në vitin 1967, kur ai u transferua në Topojan. Topojani ishte vendi ku filluan ngjarjet më dramatike të poetit dhe familjes së tij.

    Havzi Nela kontrollohej vazhdimisht, u mor në paraburgim shumë herë, dhe kufizohej mbi llojin e punës që mund të bënte dhe se ku ai mund të jetonte. Pasi u lexoi nxënësve të tij poemën “Shko dallëndyshe” shkruar nga Filip Shiroka, Havzi Nela, me gruan e tij, Lavdie, rrezikuan jetët e tyre duke marrë rrugën për të kaluar kufirin në Kosovë më 26 prill, 1967. Ndërsa kalonte vijën kufitare, ai shkroi në një copë letre, “Lamtumirë, atdhe i dashtun, po të la, por zemërplasun …” dhe e vendosi në degën e një peme lajthie që ta gjenin rojet e kufirit.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Një fat më tragjik do ta ndjekë atë në Kosovë. Ushtarët jugosllav i vunë në prangat Havzi Nelës dhe së bashku me gruan e tij, i burgosën në burgun e Prizrenit. Më pas jugosllavët kthyen Havziun dhe Lavdien në pikën kufitare të Morinës, në këmbim të atdhetarëve shqiptarë nga Kosova që qeveria komuniste e Enver Hoxhës ia dorëzonte policisë sekrete jugosllave, UDB.

    Më 22 maj, 1967, poeti u dënua me pesëmbëdhjetë vjet burg për kalimin në Kosovë. E gjithë pasuria e tij u konfiskua. Gruaja e tij u dënua me dhjetë vjet burg. Poeti kurrë nuk u pajtua me diktaturën dhe marionetat e tij në burgje. Më 19 dhjetor, 1986, ai u lejua të dalë nga burgu, por vetëm për një kohë të shkurtër. Më pak se një vit më vonë, më 12 tetor, 1987, ai u arrestua dhe u dërgoi internua në fshatin Arrën. Më 24 qershor 1988, Gjykata e Lartë e Shqipërisë vendosi që Havzi Nela të dënohej me varje. Miratimi përfundimtar i dënimit me vdekje nga anëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor të drejtuar Ramiz Alia, çoi në ekzekutimin e Havzi Nelës.

    Më 10 gusht 1988, në orën 02:00 të mëngjesit, ai u ekzekutua me varje në mes të qytetit të Kukësit. Pasi u ekspozua gjatë gjithë ditës më 10 gusht, 1988, në mesnatë terroristët komunistët e morën trupin e tij dhe e futën atë vertikalisht në një vrimë të krijuar nga heqja e një shtyllë druri. Ai ishte i privuar nga mundësia për tu shtrirë si të gjithë të vdekurit. Ai qëndroi në këmbët e tij për pesë vjet dhe dhjetë ditë, deri më 20 gusht 1993. Pas përpjekjeve të shumta nga qeveria demokratike e Shqipërisë, kjo ishte dita që u bë e mundur që të gjendej vendi, i mbuluar me gurë dhe shkurre pranë fshatit Kolsh, dy kilometra larg nga Kukësi. Me dekretin presidencial të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, Havzi Nelës i është dhënë titulli “Dëshmor i Demokracisë.”

    (A.B. Dosja.al)

    Shto Koment