Aktualitet

Vdes për shkaqe natyrale 67-vjeçarja në Laprakë, e moshuara jetonte në një banesë me të birin me probleme të shëndetit mendor

Mësohet se viktima është 67-vjeçarja Veronika Ramadani. Në trupin e saj nuk janë konstatuar shenja dhune dhe mësohet se ajo ka vdekur për shkaqe natyrale. Ndërkohë, në polici është shoqëruar djali i saj, Jualian Zisi. Ky i fundit vuan nga probleme të shëndetit mendor. Nënë e bir ishin konfliktuar kohët e fundit, ku ka ndërhyrë edhe policia.
Featured image of article: Vdes për shkaqe natyrale 67-vjeçarja në Laprakë, e moshuara jetonte në një banesë me të birin me probleme të shëndetit mendor Foto ilustruese

TIRANË–Mëngjesin e sotëm është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen “Gjon Kastrioti” në Laprakë, 67-vjeçarja Veronika Ramadani. Uniformat blu njoftuan se trupin e të moshuarës që vuante nga skleroza nuk janë gjendur shenja dhune. Ndërkohë burime, pranë Mjekësisë Ligjore bëjnë me dije se vdekja e të moshuarës ka qenë natyrale.

Fillimisht u dyshua se ajo mund të ishte vrarë nga djali i saj, Jualian Zisi, 45 vjeç, i cili jetonte me nënën e tij në të njëjtën banesë. Ky i fundit vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe menjëherë u shoqërua nga Policia. Po kështu, ndalimi i tij erdhi pasi ai është person problematik dhe konsumon shumë alkool.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sakaq mësohet se familja ka histori dhune, pasi shpesh herë nënë e bir konfliktoheshin me njeri-tjetrin dhe ndërhynte policia. I riu nuk hezitonte që të dhunonte fizikisht nënën e tij. 45-vjeçari pritet të lihet i lirë nga uniformat blu.

J.V/Dosja.al 

  • 10:48

    U dyshua se u vra nga djali, Policia sqaron ngjarjen në Laprakë: S’ka shenja dhune, vdiq për shkaqe natyrale

    Policia e Tiranës ka sqaruar vdekjen e ndodhur sot në mëngjes në Lapurakë, ku u gjet e pajetë një 67-vjeçare. Në një njoftim për mediat, blutë e Tiranë bëjnë me dije se në trupin e Veronika Ramadanit nuk janë konstatuar shenja dhune.

    Po ashtu Policia shton se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, dhe nuk është vrarë nga i biri siç ishte raportuar më herët dhe siç ishin dyshimet e para të efektivëve, pasi i është bërë dhe një ekspertim mjeko-ligjor.

    “Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, ku në rrugën “Gjon Kastrioti”, në Laprakë, është gjetur pa shenja jete, në banesë, shtetasja V. R., 67 vjeçe, ju bëjmë me dije se: Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe nga ekspertimi mjeko-ligjor ka rezultuar se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme“, njofton Policia.

  • 10:17

    S’ka më dyshime, 67-vjeçarja në Laprakë ndërroi jetë nga shkaqe natyrale

    Foto ilustruese

    Detaje të reja kanë dalë nga vdekja e Veronika Ramadanit në Laprakë. Burime pranë Mjekësisë Ligjore bëjnë me dije se vdekja e të moshuarës ka qenë natyrale. Kështu hidhen poshtë dyshimet se ajo mund të ishte vrarë nga djali i saj, që vuan nga probleme të shëndetit mendor.

    “Vdekja nuk ka ardhur nga ndonjë shkak i jashtëm”, thonë burime pranë Mjekësisë Ligjore në Tiranë. Ndërkohë djali i saj, Julian Zisi pritet të lirohet, pasi është shoqëruar në Polici.

  • 8:58

    67-vjeçarja që u gjet e vdekur në Laprakë ishte me sklerozë, konfliktoheshe herë pas here me të birin që vuante nga probleme të shëndetit mendor

    Foto ilustruese

    Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vdekjen e 67-vjeçares, Veronika Ramadani në Laprakë. Mësohet se viktima ishte me sklerozë, ndërkohë i biri i saj, Jualin Zisi vuan nga probleme të shëndetit mendor.

    Familja kishte histori dhune, pasi shpesh herë konfliktoheshin me njeri-tjetrin dhe ndërhynte policia.

  • 08:00

    Gjendet e pajetë në banesën e saj në Laprakë 67-vjeçarja

    Foto ilustruese

    Policia jep detaje për ngjarjen në Laprakë:  Në rrugën “Gjon Kastrioti”, në Laprakë, është gjetur pa shenja jete, në banesë shtetasia V.R., 67 vjeçe, e cila jetonte vetëm me djalin e saj. Trupi i viktimës u dërgua në morg për të kryer ekspertimin mjeko-ligjor, ku nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Shtetasi J.Z., 45 vjeç (djali viktimës) u shoqerua në komisariat për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Shto Koment