Aktualitet

Doni të jeni pjesë e Forcave të Armatosura? Mbani mend këto data dhe procedurat për aplikimin

10 Gusht 2020, 06:57 Nga DOSJA
Doni të jeni pjesë e Forcave të Armatosura? Mbani mend këto

TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka bërë sot një njoftim për të gjithë ata që kërkojnë të aplikojnë për tu bërë pjesë e Akademisë së Forcave të Armatosura. Në një njoftim në mediat sociale, Xhaçka shkruan se nga data 7 deri në 11 gusht të gjithë kanë mundësi të aplikojnë për tu bërë pjesë e studimeve bachelor.

Ndërkohë mësohet se në 13 dhe 14 gusht do të bëhen të gjitha kontrollet fizike dhe shëndetësore dhe në 18-19 do jenë intervistat.

Datat e regjistrimeve të aplikantëve për studime bachelor në Akademinë e Forcave të Armatosura: ? 7 deri 11 gusht: Dorëzimi i dokumentacionit pranë Sekretarisë Mësimore të AFA (Adresa: ish-Shkolla e Bashkuar, Tiranë) 08:00-16:30. ?13 deri 14 gusht: Kontrolli shëndetësor dhe testi fizik. ?18 -19 gusht: Kryerja e intervistës”, shkruan Xhaçka.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet akademia e forcave te armatosura forcat e armatosura olta xhacka akademia e forcave te armatosura forcat e armatosura olta xhacka

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Gusht 2020, 06:22

TIRANË-Një qytetare ka denoncuar me foto gjendjen, në të cilën ndodhet sistemi shëndetësor në Shqipëri.  Qytetarja për JOQ ka dërguar disa foto, ku mjekët ...