Sport

Kampionati Europian i Peshëngritjes, kampioni Calja debuton sot në Gjeorgji

9 Prill 2019, 16:34 Nga DOSJA
Kampionati Europian i Peshëngritjes, kampioni Calja debuton sot në

Kampionati Europiann i Peshëngritjes po zhvillohet në Batumi të Gjeorgjisë që prej datës 6 prill dhe tashmë sot pritet debutimi i garuesit së Shqipërisë në kampionat.

Për peshën 73 kilogram, do jetë kampioni aktual i Europës Briken Calja, i cili synon treshen e medaljeve, madje të ruaj titullin kampion që fitoi një vit më parë.

Gudar Beqiraj, ish-president dhe specialist i peshëngritjes, analizon shifrat duke besuar në një debutim të suksesshëm të Shqipërisë në këtë kampionat.

Sipas Beqirajt të gjitha garuesit, Godelli, Qerimaj, Shoraj dhe Karina kanë shanse të mëdha për të arritur rezultate të mira.

Gara për meshkuj starton në orën 18:30, ku të gjithë do të kenë mundësi të ndjekin paraqitjen e Bruiken Caljes, ndërkohë që ditën e nesërme do të garojnë dy peshëngritësit e tjerë Daniel Godelli dhe Erekand Qerimaj në peshën deri në 81 kg, për t’i lënë në vazhdim radhën Krenar Shorajt që konkurron në peshën deri në 89 kg dhe në fund Endri Karina në peshën deri në 102 kg.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport batumi gjeorgji briken calja kampionati europian i peshengritjes pesha 73 kilogram batumi gjeorgji briken calja kampionati europian i peshengritjes pesha 73 kilogram

Sondazh

Poll