Bota

Australia regjistron ditën më vdekjeprurëse, por ka më pak raste të reja me Covid-19

10 Gusht 2020, 07:10 Nga DOSJA
Australia regjistron ditën më vdekjeprurëse, por ka më pak

AUSTRALI– Koronavirusi po”gjunjzon” botën e duket se kjo situatë e vështirë e krijuar nga Covid-19 do të zgjasë edhe për një kohë të gjatë.

Ditë pas dite po shënohen shifra të larta të të infektuarëve dhe viktimave nga Covid-19, ku deri më tani numërohen mbi 20 milionë të infektuar dhe më shumë se 700 mijë vikitma në mbarë botën.

Së fundmi mediat e huaja kanë raportuar se Australia ka regjistruar ditën e saj më vdekjeprurëse nga virusi Corona, dhe duket se është kulmi i një vale të dytë infeksionesh në Melburn.

90 viktima u raportuan ditën e sotme në shtetin Victoria në të cilin Melbourne është kryeqyteti.

Deri më tani Victoria ka shënuar rreth dy të tretat e 314 vdekjeve në Australi dhe afërsisht 21.400 infeksione.

Shkalla e infeksioneve të përditshme pavarësisht se është ende me qindram, ka rënë ditët e fundit, duke dhënë shpresë se një bllokim i rreptë po funksionon.

Bllokimi i dytë i Melbourne ka nisur rreth një muaj më parë, por banorët i janë nënshtruar një shteterrethimi gjatë natës dhe kërkesave më të rrepta prej datës 3 gusht, nga Policia.

Punonjësit duhet të marrin një leje për të dalë nga shtëpia, dhe të gjitha bizneset jo jetike janë mbyllur. Veshja e maskave në publik është gjithashtu e detyrueshme.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne australi koronavirusi ne australi

Sondazh

Poll