Bota

“Ndalohet përdorimi i TikTok”/ Kompania kineze ‘godet’ liderin amerikan: Do të padisim administratën Trump për shkel

9 Gusht 2020, 19:38 Nga DOSJA
“Ndalohet përdorimi i TikTok”/ Kompania kineze

SHBA– Aplikacioni kinez, Tik Tok është zotuar se do të padisë administratën Trump për urdhrin e saj të fundit që ndalon përdorimin e aplikacionit.

Ky lajm është bërë me dije nga NPR të shtunën, duke cituar një burim “të përfshirë drejtpërdrejt në padinë e ardhshme”. Urdhri ekzekutiv i Presidentit Donald Trump ditën e enjte u ndaloi individëve dhe kompanive amerikane që të bëjnë transaksione biznesi me kompaninë mëmë të TikTok, ByteDance.

Ky urdhër i cili u pasua nga një urdhër i ngjashëm me shënjestër “WeChat”, një platformë mesazhesh që i përkiste një kompanie kineze, përmendi shqetësimet për sigurinë kombëtare.

Procedimi gjyqësor i ardhshëm i ‘TikTok’ do të argumentojë se urdhri është “antikushtetues” sepse nuk i ka dhënë kompanisë një shans të përgjigjet, sipas NPR.
Raportohet se padia do të argumentojë që referenca e urdhrit për shqetësimet për sigurinë kombëtare është bazuar në spekulime dhe supozime, dhe asgjë nuk është e vërtetë.

Nga ana tjetër një profesor i drejtësisë në Universitetin e Nebraska Lincoln, u tha Tyler Sonnemaker dhe Paige Leskin se urdhri ekzekutiv i Trump kundër TikTok dhe WeChat me shumë gjasë ka probleme legjislative.

Burimi: NPR

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ndalimi i tik tok tik tok padit trump ndalimi i tik tok tik tok padit trump

Sondazh

Poll

Bota 9 Gusht 2020, 18:54

Twitter shpreh interes për blerjen e TikTok-ut

SHBA-Burimet thanë të shtunën se ka pak mundësi që “Twitter-i” të jetë në gjendje ta mundë kompaninë “Microsoft Corp” duke mbyllur një marrëveshje brenda 45 dit...