Bota

Futja e xhandarmërisë serbe në Kamenicë, policia e Kosovës fillon patrullimet e përbashkëta me KFOR-in në kufi

9 Gusht 2020, 20:07 Nga DOSJA
Futja e xhandarmërisë serbe në Kamenicë, policia e

KOSOVË -Policia Kosovare është parë sot duke patrulluar me trupat e KFOR në Karaçevë të Kamenicës, raporton ‘Klan Kosova’. Patrullimi vjen dy ditë pasi xhandarmëria serbe u fut në Kamenicë.

Prania e xhandarmërisë serbe alarmoi banorët e Kamenicës, ndërsa reagime pati edhe nga kryeministri Avdullah Hoti, i cili deklaroi, se do të hapet një hetim në lidhje me rastin në fjalë. KFOR ndërkohë, sqaroi se bëhej fjalë për një patrullim të përbashkët mes tyre dhe forcave serbe.

Komandanti i KFOR, Michele Risi, gjithashtu njoftoi kryeministrin Avdullah Hoti dhe ministrin e Brendshëm, Agim Veliu, se bëhej fjalë për një patrullim të përbashkët. Risi gjithashtu, siguroi Veliun, se KFOR do të fillojë patrullimet me forcat e Kosovës.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni policia e kosoves patrullim me kfor xhandarmeria serbe futet ne kosove policia e kosoves patrullim me kfor xhandarmeria serbe futet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 9 Gusht 2020, 18:54

Twitter shpreh interes për blerjen e TikTok-ut

SHBA-Burimet thanë të shtunën se ka pak mundësi që “Twitter-i” të jetë në gjendje ta mundë kompaninë “Microsoft Corp” duke mbyllur një marrëveshje brenda 45 dit...