Bota

Pandemia e koronavirusit/ Maska bëhet e detyrueshme në 100 rrugë të Parisit dhe në Île-de-France

9 Gusht 2020, 20:00 Nga DOSJA
Pandemia e koronavirusit/ Maska bëhet e detyrueshme në 100 rrugë

PARIS-Kryeqyteti franze po ndjek shembullin e qyteteve më të mëdha në botë, ku sëfundmi ka njoftuar vendimin e ri, se mbajtja e maskës është e detyrueshme në zonat turistike dhe në ambientet më të frekuentuara.

“Në Paris, me biçikletë ose në këmbë, duke ecur ose vrapuar, në këtë rrugë duhet të mbash maskë”- ky është rregull i ri në kryeqytetin e Francës.

Gjithashtu respektimi i distancimit social në vendet më shumë njerëz është bërë i detyrueshëm, vendim ky  që hyn në fuqi prej orës 08:00 të 10 gushtit, për një periudhë një mujore, njoftoi policia e Parisit, në marrëveshje me bashkinë e qytetit.

Rrugët 

Vendimi për mbajtjen e maskave prek një hapësirë të gjerë të qytetit, ku mediat vendase kanë raportuar se njerëzit duhet të zbatojnë rregullin në këto kryesisht në këto zona: Rruga Seine, Montorgueil, Oberkampf, Belleville, Gout d’Or, Daguerre ose bulevardet e Strasburgut, La Chapelle, Clichy ose Rochechouart, kanali i Saint-Martin, si dhe të gjitha brigjet e Seine.

Rreth njëqind rrugë publike në pothuajse të gjitha rrethet e kryeqytetit, kryesisht ato në veri dhe lindje të Parisit preken nga ky vendim.

Burimi: lefigaro

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne france koronavirusi ne france

Sondazh

Poll

Bota 9 Gusht 2020, 18:54

Twitter shpreh interes për blerjen e TikTok-ut

SHBA-Burimet thanë të shtunën se ka pak mundësi që “Twitter-i” të jetë në gjendje ta mundë kompaninë “Microsoft Corp” duke mbyllur një marrëveshje brenda 45 dit...