Bota

Bota në luftë me Covid-19/ Mbi 20 milionë të infektuar në mbarë globin, Brazili regjistron mbi 100 mijë viktima nga pande

10 Gusht 2020, 06:17 Nga DOSJA
Bota në luftë me Covid-19/ Mbi 20 milionë të infektuar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 5,199,444 të infektuar dhe janë shënuar 165,617 vikitma. COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi.

Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 52,298, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 292 pacientë me Covid-19.
Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 101,136 viktima dhe 3,035,582 milionë të infektuar.

Edhe Rusia po përballet me raste të shumta të pacientëve me koronavirus, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 14,931.

Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4.634 viktima dhe 84,668 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 49 raste të reja.

Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 35,205 viktima dhe në Francë 30,265, ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur jetën 28,445.

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Bota 9 Gusht 2020, 18:54

Twitter shpreh interes për blerjen e TikTok-ut

SHBA-Burimet thanë të shtunën se ka pak mundësi që “Twitter-i” të jetë në gjendje ta mundë kompaninë “Microsoft Corp” duke mbyllur një marrëveshje brenda 45 dit...