Bota

HARTA epidemiologjike, ja si janë të shpërndara rastet aktive në Kosovë. Zonat e nxehta Prishtina, Ferizaj e Prizreni

10 Gusht 2020, 06:17 Nga DOSJA
HARTA epidemiologjike, ja si janë të shpërndara rastet aktive

KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka publikuar dje të dhënat për situatën epidemiologjike të COVID-19 në vend. Sipas të dhënave, mësohet se numri total i rasteve pozitive që nga nisja e pandemisë është 10.247 raste nga 40.646 teste të bëra.

Ndërkohë shifrat e vdekjeve janë tragjike, pasi deri tani kanë humbur jetën 327 pacientë, ku shumica kanë pasur dhe sëmundje të tjera shoqëruese. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.944 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.976.

Kryeqyteti, Prishtina vijon të ketë numrin më të lartë të rasteve aktive, e pasohet nga Ferizaj, Prizreni etj.  Më poshtë mund ta shikoni pasqyrën epidemiologjike me COVID-19 sipas vendbanimeve, që nga 13 marsit. Kjo pasqyrë është dhënë nga Faik Hoti, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë.

HARTA E PLOTË

Prishtina deri tani në total ka 3,302 të infektuar; të shëruar 1,862; të vdekur 44 si dhe 1,396 raste aktive. Ferizaj në total i ka të infektuar 655; të shëruar 424; të vdekur 21 persona si dhe 210 raste aktive. Prizreni ka të infektuar 593; të shëruar 404; vdekje 25 dhe 164 raste aktive.

Gjilani i ka të infektuar 592 persona, të shëruar 388, vdekje 20 dhe 184 raste aktive. Vushtrria ka të infektuar 590; të shëruar 428; vdekje 19 dhe 143 raste aktive. Në Mitrovicë e Jugut të infektuar janë 528, të shëruar 308, 19 të vdekur dhe 201 raste aktive.

Fushë Kosovë, të infektuar 483; të shëruar 214; vdekje 11 dhe 258 raste aktive. Në Pejë, në total të infektuar janë 464, të shëruar 275, ndërsa 20 të vdekur si dhe 169 raste aktive. Podujevë, të infektuar janë 423, të shëruar 191, ndërsa 12 të vdekur dhe 220 raste aktive. Në Gjakovë, të infektuar janë 327, të shëruar 145; vdekje 23, aktiv 159.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni faik hoti koronavirusi ne kosove shperndarja e covid ne kosove faik hoti koronavirusi ne kosove shperndarja e covid ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 9 Gusht 2020, 18:54

Twitter shpreh interes për blerjen e TikTok-ut

SHBA-Burimet thanë të shtunën se ka pak mundësi që “Twitter-i” të jetë në gjendje ta mundë kompaninë “Microsoft Corp” duke mbyllur një marrëveshje brenda 45 dit...