Samiti i Ndihmës nga liderët ndërkombëtarë, mbledh 300 milion dollarë për t’ua dhënë ‘direkt’ njerëzve në Bejru
9 Gusht 2020, 18:40Nga DOSJA
LIBAN– Pasditen e kësaj të diele një numër i madh liderësh ndërkombëtar kanë marrë pjesë në Samitin online të organizuar në ndihmë të Bejrutit, kryeqyteti libanez që u godit rëndë të martën e 4 gushtit nga një shpërthim i fuqishëm.
Ndërkohë në Samitin e sotëm siç shkruajnë edhe mediat e huaja ndërkombëtarët janë zotuar rreth se di të japin 300 milion dollarë ndihmë humanitare për Libanin.
Ky ishte një konferencë që synon të rrisë mbështetjen ndërkombëtare për Bejrutin e goditur rëndë nga shpërthimi tragjik i 5 ditëve më parë, që u ka marrë jetën deri më tani 157 personave dhe ka plagosur 6 mijë të tjerë.
Shumat do të transferohen përmes KB, organizatave ndërkombëtare dhe OJQ-ve, për t’ua dhënë direkt banorëve të Bejrutit, banesat e të cilëve janë rrafshuar, ndërsa shumë prej tyre kanë humbur njerëzit e dashur si dhe janë plagosur.
Bejruti është kthyer në një qytet fantazmë, pasi më 4 gusht në kryeqytetin Libanez, ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Shkak i kësaj katastrofe është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite. Deri më tani raportohet për 158 viktima dhe mbi 6 mijë të plagosur. Presidenti i Libanit, Michel Aoun ka bërë me dije se vijojnë hetimet për ngjarjen ndërsa në kryeqytet kanë nisur protesta të dhunshme kundër qeverisë.
BRAZIL– Një aksident në mes të trafikut në Brazil ishte duke përfunduar në fatalitet, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima.Në mediat e huaja ka qarkullu...
KOSOVË– Isa Mustafa është politikani dhe Kryeministri që ka përjetuar edhe dhunë fizike e sulme në shtëpi private nga anëtarët e Vetëvendosjes. Megjithëkët...
BRAZILI– Brazili është vendi i dytë në botë më i prekur nga koronavirusi, ku tashmë numri i viktimave ka shkuar mbi 100 mijë që prej fillimit të shpërthimit.Po...
ZELANDË E RE– Në një kohë që bota po përballet me virusin vdekjeprurës Covid-19, Zelanda e Re është një ndër vendet e pakta që nuk ka regjistruar raste të ...
BRITANI E MADHE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britaninë e Madhe, ku një 8-vjeçar ka vdekur si pasojë e një sëmundje që ende nuk është zbuluar. Medi...
JAPONI– Ditën e sotme qyteti japonez, Nagasaki, shënon 75-vjetorin e sulmit me bombë atomike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke iu bërë thirrje liderëve ...
EUROPË– Pandemia e Covid-19 ka shkaktuar ndryshime thelbësore në shumë shtete të botës që kanë shënuar raste të këtij virusi.Por me bllokimin e kufijve nje...
KOSOVË– I infektuar me Covid-19 prej datës 23 korrik, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate dhe ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Kra...
ITALI– Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ndryshe është quajtuar edhe si epiqendra e Covid-19 në Europë.Në 24 orët e fundit në të ...
MAQEDONIA E VERIUT- Në 24 orët e fundit kanë vdekur katër pacientë nga Covid-19 dhe janë infektuar 85 të tjerë. Ndërkohë me rritjen e sotme numri total i vikti...