Bota

Tollumbacet e kuqe mbushin qiellin e Rio De Janeiros, brazilianët kujtojnë 100 mijë viktimat e Covid-19 duke vendosur flamuj

9 Gusht 2020, 17:53 Nga DOSJA
Tollumbacet e kuqe mbushin qiellin e Rio De Janeiros, brazilianët

BRAZILI– Brazili është vendi i dytë në botë më i prekur nga koronavirusi, ku tashmë numri i viktimave ka shkuar mbi 100 mijë që prej fillimit të shpërthimit.

Por teksa shifrat janë teje të larta tashmë dhe vendi është mbushur plot me varre të viktimave të Covid-19, ku njerëzit në Rio De Janeiro kanë kujtuar më shumë 100 mijë viktimat e Covid-19 në Brazil, duke vendosur qindra kryqe në rërë, në plazhin e Copacabana. Gjithashtu në fotot e publikuara nga mediat e huaja shihen edhe tollumbace të kuqe të lidhura me secilin kryq dhe flamuj brazilianë që fluturonin përreth.

Kujtojmë se Covid-19 u mori jetën 50,000 njerëzve në vend për 3 muaj, por ai numër është dyfishuar në 50 ditët e kaluara.

Megjithatë duket se situata e pandemisë Covid-19 duket se do të vazhdojë ende për një kohë të gjatë, ku dyqanet dhe restorantet në vend tashmë janë rihapur.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne brazil pamjet nga rio de janeiro koronavirusi ne brazil pamjet nga rio de janeiro

Sondazh

Poll