Aktualitet

9 Gusht 2020, 17:10 Nga DOSJA

VLORËDosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me shtatë rastet e reja që janë regjistruar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, në qytetin e Vlorës. Mësohet se mes shtatë personave që dolën pozitiv më Covid-19, janë edhe dy pushues.

Pesë rastet e tjera janë kontakte të personave të konfirmuar pozitivë më herët.

Ndërsa dy lagjet më të ‘nxehta’ të këtij qyteti bregdetar janë ‘1 Maji’ dhe zona në rrugën transballkanike të Vlorës. Që nga fillimi i pandemisë, Vlora numëron 110 persona aktivë me Covid-19.

Sakaq në Shqipëri rëndohet çdo ditë bilanci i COVID-19.  199 viktima, 2870 pacientë me Covid-19 dhe 3342 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm. Gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën gjashtë pacientë, mes tyre dhe skulptori Arben Bajo.  136 persona rezultuan pozitiv me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë mësohet se 3 prej tyre janë të intubuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi vlore koronavirusi ne shqiperi vlore

Sondazh

Poll