Aktualitet

Diplomohen oficerët e rinj të FA, Akademia gati të presë studentët e Bachelorit, Xhaçka: Këtu do të gjeni mundësi më të mëdha sesa kishit menduar

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka njoftuar hapjen e aplikimeve për Akademinë e FA, gjatë ceremonisë së ndarjes së diplomave për kursantët 1-vjeçar. Ajo u bëri thirrje maturantëve, që ta konsiderojnë Akademinë e FA, në mesin e përzgjedhjeve të tyre.
Featured image of article: Diplomohen oficerët e rinj të FA, Akademia gati të presë studentët e Bachelorit, Xhaçka: Këtu do të gjeni mundësi më të mëdha sesa kishit menduar Olta Xhaçka

TIRANË -Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, mori sot pjesë në ceremoninë e diplomimit të kursantëve 1-vjeçar për oficer në Forcat e Armatosura. Xhaçka gjatë ceremonisë, njoftoi rihapjen e Akemdemisë së FA për maturantët shqiptarë, për ciklin akademik 2020-2023.

Në fjalën e saj, Xhaçka, u ndal te Investimet për modernizimin e FA, si dhe investimit në arsimimin dhe trajnimin e burimeve njerëzore.

“Sot, padyshim ka ende shumë nevoja e shumë punë. Por FA janë në një situatë komplet tjetër. Qoftë përsa i përket pajisjeve. Qoftë përsa i përket armatimeve. Qoftë përsa i përket trajnimit, organizimit e trajtimit. Sot, kemi hedhur hapa konkretë drejt ndërtimit të një ushtrie profesioniste, të standardeve të NATO. Dhe se çfarë progresi është bërë, falë punës së të gjithë ushtarakëve e profesionistëve të përkushtuar, mbështetjes së aleatëve e padyshim edhe të qeverisë, kjo duket fare mirë tek performanca e njësive tona që shërbejnë në misionet e NATO. Por edhe pse si ministre jam e lumtur sa herë FA arrijmë t’ju vëmë në dispozicion armatime e sisteme armatimesh të reja, duke filluar nga mjetet e deri tek helikopterët, nga radarët e deri tek investimi i jashtëzakonshëm që do të bëhet në bazën e Kuçovës, asgjë nuk më ka gëzuar më shumë, asgjë nuk më ka bërë të ndihem që puna jonë po bën një ndryshim real, sesa investimi tek dija, tek arsimimi i ushtarakëve.”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ministrja u bëri thirrje maturantëve, që plotësojnë kriteret, që të aplikojnë për ciklin akademik 2020-2023.

 Iu bëj thirrje të gjithë maturantëve që besojnë se i plotësojnë këto kritere, që të aplikojnë për ciklin akademik 2020 – 2023. Dhe i garantoj që do të gjejnë këtu rrugë e mundësi jo thjesht shumë më të mëdha seç i kanë menduar, por edhe shumë më konkrete sesa ato që ofrojnë shumë e shumë degë të tjera të institucioneve të arsimit të lartë”, vijoi Xhaçka.

Akademia e Forcave të Armatosura, ofron 60 kuota për maturantët për programin Bachelor në Shkenca Ushtarake. Për të gjithë studentët, akomodimi dhe ushqimi do të jenë falas për të gjithë periudhën e studimit, do të ndihmohen për të përballuar tarifën mujore, si dhe do të kenë punën të sigurtë pas përfundimit të studimeve.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment