Bota

“Kosova ka dhjetë herë më shumë të infektuar se ç’mund të menaxhojë”, analisti kërkon ashpërsimin e masave paran

9 Gusht 2020, 13:44 Nga DOSJA
“Kosova ka dhjetë herë më shumë të infektuar se

KOSOVË-Analisti Veton Surroi ka reaguar në lidhje me situatën e COVID-19 në Kosovë. Në një postim në Facebook, Surroi shkruan, se Kosova ka mesatarisht dhjetë herë më shumë të infektuar të rinj në ditë, sesa mund të menaxhojë.

Duke u bazuar në këto shifra, Surroi ka kërkuar dhjetëfishimin e masave parandaluese ndaj COVID-19, ndërsa shton se vendi ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme.

Reagimi i plotë

GJENDJA EMERGJENTE
Në nivel ekspertësh në Evropë e SHBA tashmë është mbërritur konsensusi se COVID-19 mund të quhet i menaxhueshëm kur niveli i infektuarve të rinj sillet në një për njëqind mijë banorë. Në rastin e Kosovës kjo do të thoshte që numri i të infektuarve të rinj në ditë duhet të ishte dikund mes 17 e 18. Aktualisht, dhe me numrin më të vogël të testimeve për kokë banori në Evropë, Kosova ka mesatarisht dhjetë herë më shumë të infektuar të rinj se ç’mund të menaxhojë. Sot kishte 188 të evidencuar. Kjo quhet gjendje e jashtëzakonshme dhe kërkon masa së paku dhjetëfish më të avancuara se deri tani. Nëse për një gjë duhet të ekzistojë konsensusi në shoqërinë kosovare atëherë do të duhej të ishte ndalimi i theqafjes së shëndetit publik ku gjendet tanimë.

Deri më tani Kosova ka regjistruar 327 viktima, 10.247 persona të sëmurë nga Covid-19, dhe janë shëruar në total 5944 pacientë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove veton surroi koronavirusi ne kosove veton surroi

Sondazh

Poll

Bota 9 Gusht 2020, 12:32

NORVEGJI- Pasagjerët e një avioni që ushëtuan nga Nisa në Oslo do të  futen në karantinë për 10 ditë për shkak se avioni i tyre zbriti një minutë pasi Norvegjia...