Bota

Shifra të frikshme në Kosovë/ Vdesin 12 pacientë dhe infektohen 188 të tjerë me Covid-19 në 24 orët e fundit

9 Gusht 2020, 13:06 Nga DOSJA
Shifra të frikshme në Kosovë/ Vdesin 12 pacientë dhe

KOSOVË– Në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e Kosovës kanë vdekur si shkak i koronavirusit edhe 12 persona të tjerë, duke e çuar në 327 numrin e përgjithshëm të të vdekurëve në vend.

Ky lajm është bërë me dije nga Instituri Kombëtar të Shëndetësisë Publike,  ku më tej ka bërë me dije se janë shënuar edhe 188 raste të reja duke e çuar numrin e përgjithshëm të të sëmurëve në 10.247.

Por  lajmi i mirë është se 24 orët e fundit janë shëruar edhe 142 prej tyre ku tashmë numërohen në total  5.944 të shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive aktualisht është 3.976.

Postimi i Plotë i IKSHPK-së: 

142 TË SHËRUAR DHE 188 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 462 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 188 raste pozitive.  Numri total i rasteve pozitive është 10.247 raste nga 40.646 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 327 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.  Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 142 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.944 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.976. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 28 raste, komuna Ferizaj 21 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Podujevë 20 raste, komuna Mitrovicë 19 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Zubin Potok 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Obiliq dhe Shtime.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 9 Gusht 2020, 12:32

NORVEGJI- Pasagjerët e një avioni që ushëtuan nga Nisa në Oslo do të  futen në karantinë për 10 ditë për shkak se avioni i tyre zbriti një minutë pasi Norvegjia...