Aktualitet

Digjet ‘Audi’ në Fier, drejtuesi sapo kishte zbritur nga automjeti, dëmtohen dhe tre makina të parkuara pranë tij

8 Gusht 2020, 20:04 Nga DOSJA
Digjet ‘Audi’ në Fier, drejtuesi sapo kishte zbritur nga

FIER– Një automjet i llojit “Audi” ka shpërthyer në flakë dhe është djegur totalisht. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Apollonia” në qytetin e Fierit.

Mësohet se automjeti ishte parkuar në një rrugicë të kësaj lagjeje në momentin që ka marrë flakë.

Fatmirësisht, drejtuesi i “Audi”-t sapo kishte zbritur nga makina dhe nuk ka mbetur i lënduar. Por tre makina të tjera, të cilat ishin parkuar pranë makinës së llojit “Audi”, janë dëmtuar nga flakët.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por ngjarja po hetohet nga policia.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjet audi ne fier fier digjet audi ne fier fier

Sondazh

Poll