Aktualitet

Aksident tek Kthesa e Kamzës, makina përplas 52-vjeçarin me biçikletë

8 Gusht 2020, 16:07 Nga DOSJA
Aksident tek Kthesa e Kamzës, makina përplas 52-vjeçarin me

TIRANË– Një 52-vjeçar ka përfunduar i plagosur në spital si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur tek “Kthesa e Kamzës”, pasditen e sotme.

52-vjeçari me inicialet XH.K. ishte duke udhëtuar me biçikletë në momentin që u përplas nga një makinë që po drejtohej nga një 27-vjeçar. Ai është dërguar në spital, ndërsa drejhtuesi i mjetit me inicialet F.Gj., është shoqëruar për në polici.

Njoftimi i policisë Tiranë

Më datë 08.08.2020, rreth orës 17:25, tek kthesa e Kamzës, mjeti me drejtues shtetasin F.Gj., 27 vjeç, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin XH.K., 52 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekeve. Drejtuesi i mjetit ndodhet në vëndngjarje. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident tek kthesa e kamzes aksident tek kthesa e kamzes

Sondazh

Poll