Aktualitet

Po punonte për ndërtimin e rrugës Gusmar-Kuç, plagoset 32-vjeçari nga Korça, niset për në spitalin e Traumës

8 Gusht 2020, 17:34 Nga DOSJA
Po punonte për ndërtimin e rrugës Gusmar-Kuç, plagoset

TEPELENË– Një 32-vjeçar me incialet A. K., banues në Korçë është plagosur gjatë kohës që po punonte në një kompani për ndërtimin e rrugës Gusmar-Kuç.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Tepelenës, ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në aksin rrugor Gusmar-Kuç, ku po punonte dhe i riu. Ai është transportuar për në  spitalin e Traumës, Tiranë për mjekim më të specializuar.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tepelenë/ Informacion paraprak. Rreth orës 17:00, në Spitalin Rajonal Gjirokastër është paraqitur për të marë ndihmë mjeksore shtetasi A. K., 32 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas është dëmtuar gjatë punës, pasi ishte i punësuar nga një kompani për ndërtimin e rrugës Gusmar-Kuç. Shtetasi i mësipërm u transportua për në  spitalin e Traumës, Tiranë për mjekim më të specializuar. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plagoset 32-vjecari ne tepelene tepelenë plagoset 32-vjecari ne tepelene tepelenë

Sondazh

Poll