Aktualitet

Gjendet 14-vjeçarja e humbur nga Vlora, Ergita Liço kishte përfunduar në Fushë Krujë, babai e gjen në një banesë dhe e

8 Gusht 2020, 19:42 Nga DOSJA
Gjendet 14-vjeçarja e humbur nga Vlora, Ergita Liço kishte

TIRANË– Ergita Liço, 14- vjeçarja që prej tre ditësh rezultonte e zhdukur është gjetur në Fushë Krujë mbrëmjen e sotme. Dosja.al mëson se e mitura, që u denoncua dhe kërkohej dëshpërimisht nga familjarët, është kapur në një banesë në Fushë Krujë.

Miklovan Liço, babai i 14-vjeçares Ergita, ka qenë personi që e ka gjetur të bijën në Fushë Krujë, pasi është lajmëruar përmes një telefonate. Persona të paidentifikuar e kanë parë adoleshentën dhe kanë telefonuar të atin.

Pamjet e publikuar nga Report TV, tregojnë shtëpinë, se sipas Miklovan Liços, babait të të miturës, vajza e tij është mbajtur me forcë. Ai shprehet se nuk i njeh personat dhe nuk u di as qëllimet, por që vajzën ia kanë mbajtur në një banesë të braktisur kundrejt dëshirës së saj. “Vajzën ma mbanin në një shtëpi të vjetër, të braktisur nuk e linin të dilte jashtë. Nuk e di kush janë personat apo qëllimet,”- rrëfen babai.

Ndërkohë, prej tre ditësh, Policia e Shtetit, po e kërkonte në tokë en ë qiell dhe nuk kishte rënë në gjurmët e saj. Ajo tashmë po kthehet nga duart e të atit në shtëpinë e saj. Ergita Liço është shpallur e humbur nga familja e saj, të cilët denoncuan se 3 ditë më parë, rreth orës 23:30 të natës kanë humbur kontaktet me të.

Nga kamerat e sigurisë ajo ishte parë në një hotel në Lushnje, gjë që e deklaroi edhe babai i të miturës përpara kamerave sot.  Shkaqet e largimit nga banesa dhe arsyet që e kanë çuar në Fushë Krujë, mund t’i shpjegojë vetëm vetë vajza.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ergita liço gjendet ergita lico miklovan liço ergita liço gjendet ergita lico miklovan liço

Sondazh

Poll