Aktualitet

Shtatë raste të reja brenda 24 orëve, koronavirusi shpërthen në Fier pas ceremonisë mortore

8 Gusht 2020, 16:03 Nga DOSJA
Shtatë raste të reja brenda 24 orëve, koronavirusi shpërthen

FIER– Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me shtatë rastet e reja të infektimit me Covid-19 në Fier dhe të një personi në Patos.

Mësohet se ky ‘boom’ infektimesh ka ardhur pas grumbullimit të shumë personave në një ceremony mortore.

Ceremonia është zhvilluar në Çakran dhe aty mësohet të kenë marrë pjesë njerëz nga qyteti i Fierit dhe zonat përreth duke sjellë shtimin e numrit të personave të infektuar.

Sakaq në Shqipëri rëndohet çdo ditë bilanci i COVID-19.  193 viktima, 2814 pacientë me Covid-19 dhe 3268 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm. Gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën edhe katër persona, ndërkohë 4 pacientë janë të intubuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3268, që nga fillimi i epidemisë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll