Sport

Nuk ka surpriza në pjesët e para, të mëdhatë bëjnë ligjin, Bayern e Barcelona kryesojnë ndaj Chelsea dhe Napolit

8 Gusht 2020, 20:00 Nga DOSJA
Nuk ka surpriza në pjesët e para, të mëdhatë

CHAMPIONS LEAGUE-Kanë përfunduar pa surpriza pjesët e para të ndeshjeve të mbrëmjes së sotme në Champions League. Në Barcelonë, Barcelona dominon bindshëm Napolin, me rezultatin 3-0. Seria e golave u hap nga Leglet në minutën e 10′, ndërsa 13 minuta më vonë, ylli i katalanasve, Lionel Messi ka dysfishuar shifrat. Shtatë minuta më vonë mesi do të gjente sërish rrugën e rrjetës, por arbitri e vlerësoi të pavlefshëm golin, për shkak të prekjes së topit me dorë.

Në minutat e fundit të pjesës së parë, Barcelona do të gjejë golin e tretë me Suarez nga 11-metërshi. Po nga pika e bardhë e penalltisë, Insigne shkurton shifrat vetëm pak minuta më pas.

Në Gjermani, Bayern ka shënuar dy herë në portën e Chelsea. Goli i parë u shënua nga Levandowski me penallti në minutën e 10′, ndërsa 14 minuta më vonë dyfishon Perisic. Anglezët kundërpërgjigjen me Hudson-Odoi në minutën 28′, por arbitri e vlerëson golin të pavlefshëm për pozicion jashtë lojë. Vetëm 1 minutë nga përfundimi i kohës së rregullt, Abraham shkurton diferencën në 2-1.

Duke u nisur nga rezultati i ndeshjeve të para, Barcelona dhe Bayern janë me një këmbë në fazën tjetër.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona bayern munchen champions league chelsea napoli barcelona bayern munchen champions league chelsea napoli

Sondazh

Poll