Sport

Pjanic mbyll kapitullin me Juventus, prek me mesazhin për skuadrën dhe tifozët: Do të qëndroni përgjithmonë në zemrën t

8 Gusht 2020, 16:09 Nga DOSJA
Pjanic mbyll kapitullin me Juventus, prek me mesazhin për skuadrën dhe

ITALI- Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic i ka dhënë lamtumirën tifozëve dhe skuadres së bardhezinjve. Futbollisti boshnjak sezonin tjetër do të luajë me Barcelonën si pasojë e marrëveshjes së shkëmbimit të Pjanic me Artur Melon. Në mesazhin e tij përshëndetës ai falenderoi tifozët për të gjithë mbështetjen e tyre, si edhe skuadrën për të gjitha kujtimet e bukura që i ka dhuruar gjatë 4 viteve  në Torino.

“Sfidova të kaluarën për të vazhduar në të tashmen, të paktën dhe për pak kohë. Sot, rrugët tona ndahen, por kam ecur në çdo centimentër për të arritur këtu duke e ditur se kam qenë pjesë e diçkaje të jashtëzakonshme, diçka që do të qëndrojë përgjithmonë në zemrën time dhe do të më shoqërojë në rrugën e re”, shkruan mesfushori.

30-vjeçari së bashku me Juventusin në 4-vite fitoi 4 kampionate, 2 Kupa dhe 1 Superkupë të Italisë. Ai gjithashtu është votuar për 4 sezone radhazi në “Formacionin më të mirë të vitit të Serisë A”.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lamtumire juventusit miralem pjanic lamtumire juventusit miralem pjanic

Sondazh

Poll