Sport

Kualifikimi pas 13 vjetësh në Champions League i Lazios, Lotito i bën ‘dhuratë’ trajnerit yllin e Mancester City

8 Gusht 2020, 16:15 Nga DOSJA
Kualifikimi pas 13 vjetësh në Champions League i Lazios, Lotito i

ITALI-Kanë mbetur vetëm disa detaje në kontratë, që David Silva të veshtë fanellën e Lazios. Spanjolli i ka thënë po klubit kryeqytetas dhe të hënën pritet që palët të hedhin firmën në kontratë.

Për këtë tratativë është investuar vetë presidenti i Lazios, Claudio Lotito, i cili e ka mbajtur sa më larg mediave marrëveshjen. Madje Lotito ka vendosur që të shtyjë pushimet, teksa ka takuar të enjten në mbrëmje agjentin e lojtarit në një restorant në Romë.

David Silva është dhurata e Lotitos për trajnerin, për kualifikimin në Champions League pas 13 vjetësh. Spanjolli ka refuzuar disa oferta nga Emiratet Arabe dhe Kampionati Europian, vetëm për të qenë mes futbollit elitar të Europës.

Marrë nga Corrieredellosport

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport claudio lotito david silva lazio mancester city claudio lotito david silva lazio mancester city

Sondazh

Poll