Sport

Eliminimi nga Lion i kushton stolin Sarrit, Juventus konfirmon shkarkimin

8 Gusht 2020, 12:49 Nga DOSJA
Eliminimi nga Lion i kushton stolin Sarrit, Juventus konfirmon shkarkimin

TIRANË- Maurrizio Sarri nuk është më trajner i Juventus. Drejtuesit e klubit italian  e kanë marrë vendimin, duke zyrtarizuar shkarkimin dhe për tifozët.

Pas eleminimit dje nga Lyon, në Champions League, Sarri nuk është drejtuesi i stolit të zonjës së vjetër.

Vetë klubi i Juventusit në faqen zyrtare shkruan se “Maurizio Sarri është liruar nga posti i tij si trajner i ekipit të parë”. “Klubi e falënderon trajnerin që ka shkruar një faqe të re në historinë e Juventusit me fitoren e kampionatit të nëntë radhazi”, vijohet në njoftim.

Edhe pse pak javë më parë Juve u shpall kampione për të nëntën herë radhazi nën drejtimin e teknikut 61-vjeçar, për drejtuesit nuk ka qenë mjaftueshëm për këtë sezon pasi kërkuan fitimin e kupës më të rëndësishme evropiane për klubet.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus juventus shkarkon sarrin maurizio sarri juventus juventus shkarkon sarrin maurizio sarri

Sondazh

Poll